Aktualitet 9 Shtator 2019, 22:36

“Monumenti” i korrupsionit/ Po jeni “trima”, Ilir Metën mos e hetoni për zgjedhjet e 30 qershorit, por për vjedhjet e

Shkruar nga Pamfleti
“Monumenti” i korrupsionit/ Po jeni “trima”, Ilir

PRESIDENTI U THIRR SI I PANDEHUR PËR ZGJEDHJET, NGA I PANDEHURI I “DOSJES 184”, PËR VJEDHJEN E ZGJEDHJEVE/ Gjithçka ishte falsitet, të cilin redaksia “PAMFLETI” e ka paralajmëruar qysh në datën 9 korrik 2019, se edhe ky komision do niste me bujë e do përfundonte “një vrimë në ujë”, dhe ashtu rezultoi qysh ditën e parë, ku palët përsëritnin deklaratat e njeri-tjetrit dhe citonin si papagajë, vetëm ligje e nene të Kushtetutës; ndërsa në fund… ftuan njeri-tjetrin për kafe, sikur finalizuan ndonjë mblesëri mes tyre, siç kanë bërë këto 30 vite

Dy muaj pas vendimit të parlamentit të datës 8 korrik 2019, për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar, për çështjen e dekretim-ç’dekretimit të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019; Presidenti i Republikës, Ilir Metaj, u ul për të dhënë llogari, si “i pandehur” shkelës Kushtetute.

Çudia e drejtësisë dhe parlamentarizmit shqiptar xhungël e rrumpallë; ishte absurdi, se Presidenti i Republikës, 13 vjet ish-kryetari i LSI, kësaj partie që ka marrë 8 vite pushtet me PD e PS, duke vjedhur e blerë vota; dha llogari si i pandehur për çdekretim zgjedhjesh, përpara të pandehurit në hetim penal, Ulsi Manja, personazh i “Dosjes nr. 184”, faktuar si hajdut, blerës dhe grumbullues votash, me vende pune e shantazh shtetëror dhe policor në Dibër.

Shqiptarët panë, dëgjuan e u bindën, se gjithë seanca e pyetjes së presidentit Metaj, ishte një provë teatrale; ku i akuzuari dhe “aktorët” anëtarë të komisionit hetimor parlamentar, lexonin pyetje-përgjigjet e parapërgatitura nga krye-skenaristi i “rilindjes”, Edi Rama, të hartuara në bashkëpunim me të “pandehurin” Ilir Metaj; ku gjithçka ngjasonte me një mbledhje aleatësh partiak.

Patjetër, që ky komision hetimor parlamentar, i nevojitet treshes Rama-Metaj-Basha, për të krijuar tek shqiptarët, një imazh drejtësie e force shteti ligjor fals; siç kanë bërë me 195 komisionet hetimore parlamentare në këto 28 vite, të cilët, kanë rezultuar lojëra e pazare mes horrave të politikës, duke harxhuar 10 milionë euro pagesa nga taksat publike.

Kështu ka përfunduar edhe komisioni “Edi Rama-Bashki”, kur u akuzua me bujë si hajdut fondesh, torjesh e pazarxhi lejesh ndërtimi, që betonizuan Tiranën, por në fund gjithçka doli “HIÇ” dhe palët u “puthën” e prej 15 vitesh, po sundojnë bashkë; madje edhe duke e tjetërsuar Kushtetutën, në rregullore personale të kapobandave Berisha-Rama.

Deklarata e Ilir Metës para Dr. Ulsi Manjës, se “do jetë president kështjellë e pamposhtur deri më 24 korrik 2022”; është sinjal i plotë, që tregon se edhe ky komision teatral, është lojë e bandës Rama, Berisha, Meta, Basha e Kryemadhi.

Qëllimi i tyre, është rickilmi i LSI në politik e pushtet, pastrimi i imazhit të PD, vazhdimi i zullumeve korruptive të bandës “Rilindja”, vazhdimi i pushtetit të Ramës si kryeministër deri në vitin 2021 dhe legalizmi në heshtje, i votimeve të 30 qershorit nga PD-LSI.

Por qëllimi kryesor i horrave të politikës me këtë komision; është skenari për të hequr vëmendjen e shqiptarëve e për të shuar reagimin e mundshëm popullor, nga mos-hapja e negociatave më 18 shtator, kohë kur nis muaji i dytë (pjesae dytë e lojës ) së këtij komisioni.

Mund të kemi parashikim të gabuar; por pas tre muajsh, sa të harrohet mos-hapja e negociatave me BE; ky komision “cirk”, do lihet përgjysmë, ose presidenti do nxirret “i pastër”; ose do bëhen tollovi me procedura institucinesh Presidencë-Kuvend, duke shtyrë afatin pa fund; deri sa presidentit t’i mbarojë mandati, ose të jetë bërë subjekt hetimi i SPAK-BKH.

Duke patur bindjen, se edhe komisioni fanatazmë e qesharak “Manja-Meta”, është falsitet; i propozojmë “trimave, qelibarëve e atdhetarëve” të pushtet “blozë-rilindjes”; se nëse kanë këllqe e moral të pastër; mos ta hetojnë Ilir Metën për zgjedhjet e 30 qershorit, por për vjedhjet e 30 viteve./Pamfleti/

Kryesore “Monumenti” i korrupsionit/ Po jeni “trima” Ilir Metën mos e hetoni për zgjedhjet e 30 qershorit por për vjedhjet e 30 viteve