Kronike24 Gusht 2019, 18:55

Morën peng të riun për 10 mijë euro, arrestohen në Greqi 4 shqiptarët e tmerrshëm

Shkruar nga Pamfleti
Morën peng të riun për 10 mijë euro, arrestohen në

Katër shqiptarë të moshës 19, 35, 41 dhe 49 vjeç kanë rënë në prangat e policisë greke për rrëmbimin e një bashkombasi të tyre 31-vjeçar, identitetet e të cilëve ende nuk bëhen të ditur. Arrestimi i tyre është bërë mbrëmjen e kaluar në Nemea, Corinth. 31-vjeçari i rrëmbyer ishte zhdukur prej 20 ditësh dhe të afërmit e tij që jetonin në Shqipëri të alarmuar rreth fatit të të riut kishin bërë denoncim në polici.

Megjithatë do të ishte një telefonatë e pengmarrësve drejt familjes, që do ti vinte ata në dijeni se çfarë po ndodh me djalin e tyre. 4 personat që rrëmbyen 31-vjeçarin kërkuan nga familja shumën prej 10,000 euro për ta liruar djalin e marrë peng për arsye ende të paqarta. Dyshohet se ky veprim u krye për të marrë vetëm shumën e parave.

49-vjeçari mendohet të ketë rol kryesor në rrëmbimin e të riut pasi ishte ai që e mori nga një stacion autobusi për ta dërguar më pas në shtëpinë ku e mbajti në bashkëpunim dhe me tre shqiptarët e tjerë.

Celulari i futi në kurth

Pas denoncimit në polici, autoritetet shqiptare vunë në dijeni menjëherë INTERPOL. Vendodhja e grabitësve u zbulua nga celulari i tyre. INTERPOL njoftoi menjëherë departamentin e policisë në Corinthian, të cilët kryen bastisjen e banesës në Nemea. Atje, ata gjetën 31-vjeçarin e lidhur dhe katër bashkatdhetarët e tij që e kishin marrë peng.

Kronike