Mori lirinë pasi humbi jetën i ati, del nga burgu kapoja i Elbasanit (Video) 

Taulant Balliu ose ndryshe “Cikja” ka fituar lirinë e përkohshme për t’i dhënë lamtumirën të atit i cili ka ndërruar jetë. I shoqëruar nga dy policië “Cikja” i ka dhënë lamtumirën të atit të tij.

Kush është Taulant Balliu?

Balliu është një ndër njerëzit më të rrezikshem në këtë qytet, Bëmat e tij kanë nisur 18 vite më parë, në vitin 2000. “Cikja” ai ka qenë krahu i djathtë i kapos së grupit kriminal të ngritur në vitin 1997 në qytetin e Elbasanit.

Lidhjet me shoqërinë e vjetër nuk i ka shkëputur. Është shumë i kënaqur, pasi dy prej miqve të tij të ngushtë vazhdojnë ta mbajnë me të ardhura. Pos kësaj, ka nxjerrë, në kushte burgu, edhe 5 libra me poezi.

Ai ka fituar lirinë e përkohshme për të t’i dhënë lamtumirë të atit, i cili ka ndërruar jetë. Ka qenë një prej imamëve të njohur të Elbasanit, ligjërues i Islamit në burgje, Behauddin Gashi, ai që ka publikuar videon që mund ta shikoni bashkëngjitur lajmit.

“Sot duke falur namazin e xhenazes së babait të Taulant Balliut (Llaci), të cilit iu krijua mundësia nga Sistemi i burgjeve për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të dashur.

Vëlla Llaci, shembull i përkryer i besimtarit që e ka kuptuar fort mirë Drejtësinë e Zotit dhe kthimin në rrugën e Tij si e vetmja mundësi shpëtimi në të dyja botët.

Zoti Fuqiplotë i udhëzoftë të gjithë dhe ata që dergjen pas hekurave i ktheftë sa më shpejt pranë gjirit të familjes!…”

Taulant Balliu është ndër ata të dënuar dhe ish-eksponentë krimi me një shndërrim 360 gradë, pasi i është kthyer besimit si model jete”- shkruan imami në Facebook. /albeu.com/

 

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti