Aktualitet16 Nëntor 2018, 17:59

“Mos harroni se ka një Zot që nuk fal marrjen e një jete”, myftiu i Shkodrës mesazh -kujtesë në “valën̶

Shkruar nga Pamfleti
“Mos harroni se ka një Zot që nuk fal marrjen e një

myftiu i Shkodrës

Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari, në valën e krimeve që ka përfshirë qytetin verior përcjell një mesazh për qeverinë.

“Sot, kur Shkodra është zhytur nga një mjegullnaje e zezë, nga krimi, vjedhja, korrupsioni, përhapja e fajdeve, të cilat cenojnë identitetin tone e kanë për qëllim të bëjnë ligjin e t’i ndryshojnë identitetin këtij qyteti, ne e kemi për borxh moral e kombëtar të kthehemi nga vlerat e besimit.

Sot nuk e kam një apel për qeverinë, sepse ajo do të gjykohet ditën e zgjedhjeve, por e kam për ata që vrasin, marrin një jetë. Mos harroni ju mund t’i shpëtoni policisë, drejtësisë, mund të jeni të lirë pas një krimi, por mos harroni se ka një Zot që nuk fal marrjen e një jete”, tha Sytari, gjatë inagurimit të një xhamie të re te Ura e Vjetër e Bunës.

Edhe më herët klerikë katolikë të Shkodrës, kanë denoncuar të këqijat shoqërore, duke bër thirrje për vlera të besimit.

Aktualitet myftiu i Shkodrës