Bota16 Maj 2019, 22:16

“Mos përdorni dhimbjen dhe vuajtjet tona, ma plasët zemrën”, Vasfije Krasniqi reagon pas publikimit të fotos nga deputet

Shkruar nga Pamfleti
“Mos përdorni dhimbjen dhe vuajtjet tona, ma plasët

“Mos përdorni dhimbjen dhe vuajtjet tona, ma plasët zemrën”, Vasfije Krasniqi reagon pas publikimit të fotos nga deputetja Brovina

Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale në luftën e Kosovës, që kishte folur publikisht për përjetimet e saj, ka reaguar pas dyshimeve se fotografitë e publikuara nga deputetja Flora Brovina nuk janë të vërteta.

Brovina sot kishte publikuar fotografi me të cilat pretendonte se janë nga një vend në Kosovë ku një grua dhunohej para familjarëve të saj nga forcat serbe.

Krasniqi-Goodman ka thënë se njerëzit duhet të kenë kujdes të mos provokojnë ndjenjat e viktimave.

“Pas krejt kësaj katrahure në lidhje me foton e publikuar sot, pavarësisht se ku ndodhë apo prej kujt ka ndodhur dhuna seksuale është e dënueshme, por si një e mbijetuar unë në emër ‘të gjithave’ ju lutem që të kini kujdes dhe mos të provokohen ndjenjat tona. Sepse më së paku ne na duhet të shohim gjëra të tilla, sepse kjo është njëra nga padrejtësitë që na bëhet neve”, ka shkruar ajo në Facebook.

Në një reagim tjetër në Twitter, Vasfije Krasniqi-Goodman ka qenë më e ashpër.

“Mos e përdorni dhimbjen dhe vuajtjet tona për përfitimet tuaja. Ma plasët zemrën”, ka shkruar ajo./Koha.net

Rajoni e mbijetuara e dhunës seksuale në luftën e Kosovës flora brovina foto e vogëlushit të vrarë nga serbët Vasfije Krasniqi-Goodman