Mos protesto për LSI-istë, PD-istë, PS-istë o emigrant, që të përzunë si dobiç!

Mos protesto për LSI-istë, PD-istë, PS-istë o emigrant, që të përzunë si dobiç!

Ti o emigrant duhet të lësh, punën tënde, duhet të shkosh në Shqipëri, e të protestosh për një kanoçexhi, që është bërë drejtor. Ti o emigrant, duhet të lësh punën atje ku je dhe duhet të shkosh të protestosh, për militantin, për drejtorin, për kryetarin. Po or po duhet të shkosh se si do shesin mënd këta pasi të grabisin shtetin, paratë, pasuritë e këti vëndi. Duhet të shkosh se ai ish kryetari i komunës do X parti në pushtet që të bëhet drejtor. Duhet të shkosh se ai ish drejtori do Y parti në pushtet. Që të bëhet i pasur. Kur këta nuk janë të lumtur ti o emigrant duhet të shkosh të protestosh.

Shkruan Ilirjan Blloshmi

Relia, erdhi në SHBA, me një bursë studimi, ishte e gëzuar, kishte ëndrra, prindërit ishin krenar për vajzën e tyre. Një aksident, i prishi ëndrren, i prishi gëzimin, i mori bukurinë dhe e la në një karrocë invalidi. Pas një lufte të gjatë, Relia arriti të merrte dokumentat. Kam parë lotët e Relias kur oficeri i emigracionit i tha se je apovuar për procesin e dokumentave. Për një moment ajo harroj vuajtjet, harroj karrocën.Do shikoj mamin tani tha. Nëna e Relias, nje grua fisnike ishte thinjur nga marazi për të bijën. Kur Relia të shkojë në Shqipëri, nuk do i shkojë mëndja për të protestuar. Do vuaj dhe gezojë me familjen e saj.

Redoni vuan pasojat e një hakmarrje që e kanë nisur stergjyshërit e tij. Pasi qëndroi në Angli për 12 vjet. Ka dy vjet që ka ardhur në SHBA me shpresën se mos bën ndonjë dokument për të marrë nënën invalide dhe motrën që e ka lënë vetëm dy vjec. Redoni e ka parë familjen e tij vetem ne Skype, nëse do shkojë nje dite në Shqipëri do rrijë me njerzit e shtëpise. Nuk do protestojë.

Agimi. Ka 6 vjet që nuk i shikon gocat e tij, para dy ditësh jam i bindur se për Agimin ka qënë dita më e lumtur e tij. Shteti American i dha green card. Kur më përqfoi pash lot tek ai burrë i fortë. Më në fund do takoj fëmijet tha. Ishin lot malli. Agimi ka 6 vjet që nuk ka qënë asnjë herë tek doktori apo dentisiti. Fati i tij që zoti i dha shëndet. Këto dit Agimi ikën në sShqipëri. Do ç’mallet me vjazat, do shkojë të rregullojë dhëmbët. Nuk shkon për protesta.

Selamiu. Babaxhan burrë, as nënës e babait nuk ju gjet kur ata ikën në botën e përtejme. Ishte emigrant, kishte ikur për një jetë më të mirë. Punon sa me shqiptarët, sa me Polakët, sa me Italianët. Nëse një ditë do iki në Shqipëri. Do shkojë tek varri i prindërve, do takoje vëllezrit e motrat. Nuk do shkoje për të protestuar. E askush nuk ka të drejtë ta gjykojë për këtë gjë.

Rrahmani. Kur oficeri i emigracionit më ka lidhur në telefon me Rrahmanin, me mjaftoi vetëm një bisede e shkurtër me të. Për të kuptuar sesi punojnë dhe jetojnë Shqiptarët.

-Rrahman i them. Oficeri kërkon të dijë cfarë pune bën?

-Shërbej ujë dhe pastroj tavilnat ne një restorant. Boftë hajër djali i X që më gjeti këtë punë.

-Kur i thash oficerit se cfarë pune bën. Dëgjova whaaaattt, po po i thash. -Po gruja, vazhdoi oficeri?

-Rrahman po gruja çfarë pune bën? Pastron në një supermarket.

Këto më lart janë pjesë historish me emigrantë. Ka me qindra të tjetra, ka me mijëra që nuk i dimë. Ka më të dhimbshme, ka më të paimagjinushme, e aktorët kryesor janë ata emigrantët. Prandaj ndaleni vrapin o “intelektualë” që dilni në foto me libra. Ndaleni gojën ju të ngjizurit nga fb. Ndaleni dorën ju o LSI-istë, o PD-istë, o PS-istë. Heshtni për një moment ju o PaskalMilo-istë, o ju SkënderGjinush-istë. Heshtni ju o pronarë dyqanesh që prisni një “Jorgo”, një “Xhovani”, një “Smith” Për të bërë ca pazare tek ju. Heshtni ju o Naft-istë, që prisni ne emigrantët për të shitur pak me shumë naft.

Pra ti o emigrant që i ke lënë shpresat varur në muret e burgut, që kohën e mat me hijen e diellit. Ti që u lindën nga ky njerëzim, që u rrite me qumështin e tij, dhe me pas tė dëboi si dobiç të pavlerë. Duhet të heshtësh kur të përbuzin ata që kabërdihen në Shqipëri.

Ti o emigrant duhet të lësh, punën tënde, duhet të shkosh në Shqipëri, e të protestosh për një kanoçexhi, që është bërë drejtor. Ti o emigrant, duhet të lësh punën atje ku je dhe duhet të shkosh të protestosh, për militantin, për drejtorin, për kryetarin. Po or po duhet të shkosh se si do shesin mënd këta pasi të grabisin shtetin, paratë, pasuritë e këti vëndi. Duhet të shkosh se ai ish kryetari i komunës do X parti në pushtet që të bëhet drejtor. Duhet të shkosh se ai ish drejtori do Y parti në pushtet. Që të bëhet i pasur. Kur këta nuk janë të lumtur ti o emigrant duhet të shkosh të protestosh.



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti