Aktualitet 8 Nëntor 2018, 19:43

“Mos u fshihni pas akuzave për bllokim nga opozita”, SHBA dhe BE, ultimatum Ramës për Gjykatën Kushtetuese, SPAK dhe By

Shkruar nga Pamfleti
“Mos u fshihni pas akuzave për bllokim nga opozita”,  SHBA dhe

“Mos u fshihni pas akuzave për bllokim nga opozita”, SHBA dhe BE, ultimatum Ramës për Gjykatën Kushtetuese, SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit  

Kupola e inkriminuar politike e përbërë nga Rama, Meta, Berisha, Basha e Monika po zvarrisin procesin e ngritjes së institucioneve dhe shkatërrimit të ekzistueseve, përmes mosdekretimit të Sandër Lleshit, propozimit të Tushës për në KLSH duke shkatërruar KED e bllokuar Kushtetuesen. Partnerët ndërkombëtarë i kanë vënë Ramës kufi kohor marsin 2019, ndryshe integrimi në BE futet në ngërç dhe do kërkohet partner i ri për qeverisjen e vendit

Ka një mekanizëm perfekt bashkëpunimi dhe në distancë mes liderëve të politikës shqiptare për të zvarritur reformën në drejtësi dhe ndërtimin e institucioneve të reja ligjzbatuese.

Në të vetmen gjë që merren vesh në “ajër” Rama, Berisha, Meta, Basha, Monika e tërë soji i politikanëve shqiptarë është barrikada që i kanë vënë ndërtimit të organeve të Vettingut, Gjykatës Kushtetuese, SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Frika nga llogaridhënia për maskarallëqet që kanë kryer gjatë tërë këtyre viteve në pushtet i ka bërë që të jenë në një aleancë të pazgjidhshme për t’u vetëmbrojtur.

Dhe të gjithë këta emra nuk kanë pak vite pushteti mbi kurriz, ku më i pakti është Lulzim Basha me 8 vite në qeverisje dhe pesë vite në krye të PD, në bashkëqeverisje me Ramën.

Madje bëjnë sikur sulmojnë njëri tjetrin, ndërkohë që mbrojnë kupolën politike duke sulmuar, një skenar tashmë i njohur dhe i degjeneruar plotësisht.

Prandaj Ilir Meta President i Republikës nuk firmos dekretin e emërimit të Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme, thjeshtë dhe vetëm për faktin se gjenerali nuk ka asnjë të metë dhe s’ke ku ta kapësh për ta mbajtur peng.

Mos kujtoni se Rama është kundër rrëzimit të Lleshajt, pasi dhe atij i volit një ministër i padekretuar dhe pa atributet për të vepruar dhe firmosur, njëherësh dhe duke mos plotësuar asnjë kusht për të qënë as pjesë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Në të njejtën gjatësi vale janë dhe Berisha, Basha dhe Monika, të cilëve nuk u duhet një ministër i Brendshëm shumë i ndryshëm nga paraardhësit e tij, që nuk ka vrarë në mes të bulevardit, nuk ka abuzuar me uniformat dhe kartat e identitetit. Pra nuk ben punë një ministër ndryshe.

Askush të mos e mendojë se s’janë në unison Ilir Meta me Edi Ramën e kupolën e kriminalizuar politike, përfshirë Berishën, Bashën dhe Monikën që të propozohej Vitore Tusha për të drejtuar KLSH, pa qënë asnjë ditë financiere, pa bërë audit e duke qënë juriste, pjesë e sistemit të degraduar të drejtësisë, edhe pse kaloi Vettingun.

Përtej faktit se do dhe dy vite për të dalë në pension apo nuk plotëson kushtet, futja në këtë lojë e Vitore Tushës nuk bën asgjë tjetër veçse shkatërron “gurin e themelit” të ngritjes së institucioneve të gjyqësorit, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Që mbetet pa asnjë anëtar.

Metës, Ramës, Berishës, Bashës e Monikës u intereson një situatë e tillë, “prish shtëpi guri e ndërto kasolle kashte”, thjeshtë dhe vetëm për të mbajtur larg ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese që mbetet me një anëtar, KED që mbetet me një anëtar, dhe për të bllokuar SPAK-un e BKH.

Pikërisht këtë aleancë kundër reformës në drejtësi e ngritjes së institucioneve kushtetuese ligjore që do pastrojnë politikën dhe drejtësinë shqiptare dhe do dërgojnë në burg “peshqit e mëdhenj” të korrupsionit, krimit e trafiqeve kanë pikasur aleatët tanë të mëdhenj, dhe veçanërisht SHBA.

Dhe mbi të gjitha, duke qënë se Rama si kreu i mazhorancës ka përgjegjësinë më të madhe të ngritjes së këtyre institucioneve, ndërkohë që po shfaqet ndryshe nga sa deklaron në kancelaritë europiane, është vënë në qendër të goditjes së SHBA dhe BE.

Mësohet se partnerët tanë ndërkombëtarë, kryesisht SHBA, i kanë kërkuar në mënyrë ultimative Edi Ramës që të lërë mënjanë skenarët e bllokimit të ngritjes së institucioneve të reformës në drejtësi, dhe të gjejë mënyrën më të shkurtër për të plotësuar Kushtetuesen.

Njëherësh të lërë mënjanë justifikimet dhe fshehjen pas akuzave ndaj opozitës se është Berisha, Meta, Basha e Monika ata që po bllokojnë ngritjen KED, KLP dhe KLGJ, dhe të nisë ngritjen e këtyre institucioneve, duke lënë mënjanë “piruetat” dhe batutat që thjeshtë zvarrisin procesin.

Mësohet se afati i fundit që SHBA dhe BE i kanë vënë Ramës për plotësimin e vendeve në Gjykatën Kushtetuese, ngritjen e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, është muaji mars i vitit të ardhshëm.

Përtej këtij afati nuk ka asnjë justifikim për Ramën, si kryeministër i vendit dhe njeriu që ka dhënë garanci para partnerëve ndërkombëtarë për ngritjen e konstituimin e këtyre institucioneve.

Mosngritja e tyre deri në muajin mars, sipas partnerëve tanë ndërkombëtarë, jo vetëm që do të kushtëzojë fillimin e negociatave të Shqipërisë me BE, por do të vihet në diskutim dhe vetë Edi  Rama si partner shqiptar për aleatët tanë. Rama po ecën në fije të perit, pra është nën shënjestër./Pamfleti

 

Kryesore “Mos u fshihni pas akuzave për bllokim nga opozita” SHBA dhe BE SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit ultimatum Ramës për Gjykatën Kushtetuese