Politike12 Shtator 2019, 10:40

Shkruar nga Pamfleti

Mos u ngopshi!/ ‘Shpërthen’ deputeti i opozitës së re për shkarkimin e Metës: Takimet me komisionerët e Venecias sa për foto

Mbahet sot seanca e dytë paralmentare për këtë sezon të ri parlamentar, ku pritet që Kuvendi të rrëzojë 8 dekrete të tjera të Metës.

Deputeti Myslim Murrizi ka marrë fjalën duke deklaruar se qeveria dhe opozita duan të bëjnë vetëm marrëveshje për interesat e tyre. Në lidhje me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ai deklaroi se qëllimi me anëtarët e Komisionit të Venecias ishte vetëm bërja e fotove dhe se gjithçka ishte një shoë.

“Keni shtrirë dorë mashtrimi apo bashkëpunimi. Se asnjëherë nuk keni bërë  gjëra në interes të shqiptarëve. Ca dalin se nuk i paskeni ditur si ka qenë. Këta që ka u tregojnë sot letrat, i kanë pasur në institucioni. Prej 2 muajsh, ata e patën drejtuar drejtor, ju e bërë drejtor të hipotekave.  Këtu ka qenë ka pasur edhe certifikatë sigurie ai burri, sot kërkoni të bëni shoë dhe gjyqe politike për atë burrë.  Po deshët hajde ta fillojmë aty fillojnë rregullat e shtetit edhe për rastin e presidentit. Vjen Komisioni i Venecias, zgjoni njerëzit që me mëngjes për të bërë vetëm foto.  Boll kanë votuar që nga 48 mos u tallni me ta, kurrë mos u ngopshi për asnjë shqiptarët do të ngrihen ndaj jush. E vetja zgjidhje është ajo me votë”, u shpreh Murrizi.

vijon….

Politike Mos u ngopshi!/ ‘Shpërthen’ deputeti i opozitës së re për shkarkimin e Metës: Takimet me komisionerët e Venecias sa për foto