“Mos u var nga politika!”, deputeti krijon akademi në dixhital, fton 10 mijë të rinj të bëhen pjesë

 “Mos i shiko gunën, por shikoji punën”. Me sa duket ky është rasti i deputetit Agron Shehaj, i cili nuk ka “shkëlqyer” me retorikën e tij në Kuvend, por me nismat , që janë një kontribut për shoqërinë. Deputeti biznesmen ka njoftuar se ka krijua një akademi digitale,  “Link Academy” që do të trajnojë çdo të ri e të re fushën e IT dhe Digital marketing, tërësisht FALAS.

“Kushdo mund të regjistrohet në kurset FALAS nga data 15 nëntor në programin që synon të aftësojë rreth 10. 000 të rinj të cilët më pas do mund të punësohen në fushën digitale. Kjo është një mundësi për të gjithë ata që duan t’ja dalin vetë, pa qenë të varur nga politika“, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Ikja e të rinjve, Agron Shehaj krijon Akademi Dixhitale falas për 10 mijë vetë: Kapni majat, mos u varni nga politika.Të rinjtë shqiptarë duan të ikin një orë e më parë nga ky vend!

JO DHE JO!Kjo s’mund të ndodhë! S’mund ta lejojmë kurrsesi. Me të drejtë, John Kennedy thoshte: “Mos pyesni çfarë mund të bëj vendi juaj për ju, pyesni ju çfarë mund të bëni për vendin tuaj”. Rruga e vetme për t’ia dalë është investimi mbi arsimin dhe formimin profesional novativ.

Për këtë qëllim dua t’ju bëj me dije miq, se kam krijuar një akademi digitale. “Link Academy” do të trajnojë çdo të ri e të re fushën e IT dhe Digital marketing, tërësisht FALAS.Kushdo mund të regjistrohet në kurset FALAS nga data 15 nëntor në programin që synon të aftësojë rreth 10. 000 të rinj të cilët më pas do mund të punësohen në fushën digitale.

Kjo është një mundësi për të gjithë ata që duan t’ja dalin vetë, pa qenë të varur nga politika. Jeni të mirëpritur të kapni majat!

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti