Sport19 Gusht 2018, 15:46

Mourinho është dorëzuar pa filluar ende sezoni: Do të vuajmë!

Shkruar nga Pamfleti
Mourinho është dorëzuar pa filluar ende sezoni: Do të

Tekniku portugez i Manchester United, Jose Mourinho pranoi se ky sezon do të jetë shumë më i vështirë se ai i shkuari, pasi skuadrat janë përforcuar shumë. Sipas Mou, United i tij do ta ketë të vështirë që të renditet në katër më të mirat, e jo më të dali kampion:

“Ne do të përpiqemi, por do të jetë shumë e vështirë, një mision i pamundur, pasi nuk kemi një ekip që të duelojë për titull.

Ka për të qenë e vështirë për ta mbyllur kampionatin në “top-4”, pasi nuk kemi lojtarët e duhur.

Liverpool dhe Chelsea, që vjet u renditën pas nesh, këtë vit kanë bërë përforcimet e duhura, ndërsa ne jo, ndërkohë që City e Tottenham ruajtën grupin dhe janë më mirë se ne”, u shpreh Jose Mourinho në prag të ndeshje që “djajtë e kuq” do të luajnë ndaj Brighton në kampionat.

Edhe në këtë ndeshje portugezi i ka besuar shiritin e kapitenit mesfushorit francez Paul Pogba.

Sport Mourinho