Mourinho “pushon” veten pas fitores, kritika për drejtuesit

Trajneri Jose Moruinho është shumë i veçantë, ai kritikon dhe pas fitores. Qëndron me këmbë në tokë dhe sulmon klubin për merkaton, pavarësisht se pranon se do të jetë hera e fundit që do e bëjë. 

“Ishte një ndeshje e mirë, besoj se se Federata Angleze është e kënaqur. Megjithatë, na duheshin 6 zëvendësime, jo 3. Falënderoj Pogba, kishte vetëm 60 minuta e shumta, por luajti deri në fund, edhe pse nuk kishte më karburant. Lojtarët dhanë gjithçka, të gjithë, fizikisht ishin të shtrydhur. Duhej të futej Marsial për të shënuar në kundërsulm, por nuk e futja dot sepse kisha lojtarë me karton të verdhë dhe të tjerë të tej lodhur.

“Merkatoja? Kisha muaj që bëja plane, por tani e gjej veten në një situatë që nuk e prisja. Do të jetë një sezon i vështirë, për të gjithë. Është hera e fundit që flas, merkatoja ka mbaruar. Futbolli ka ndryshuar, tani më mirë të mos quhemi menaxherë, por trajnerë, sepse vetëm kaq bëjmë, stërvitim lojtarët që kemi. Në nëntor do ta kuptojmë a luftojmë dot për titull”.

Loading...

Loading...

more recommended stories

WhatsApp Denonco tek Pamfleti