Aktualitet15 Nëntor 2018, 19:42

Muka “i çjerr maskën” Linditës dhe Ramës! Për kollaren dhe “minifundin” ka vend vetëm për llumin!

Shkruar nga Pamfleti
Muka “i çjerr maskën” Linditës dhe Ramës!

Muka "i çjerr maskën" Linditës dhe Ramës! Për kollaren dhe “minifundin” ka vend vetëm për llumin!

I riu Taulant Muka i çjerr maskën shtetit të propagandës.

“Punë ka , por s’ka profesionistë”, “të rinjtë duket të kenë si alternativë vendin e tyre” , janë disa nga tezat mashtruese të qeverisë, e cila e ka zhytur vendin në llum dhe iu është dorëzuar batakçinjve.

Vetëm 2 javë nga marrja e detyrës, zëvendësministri i Arsimit Taulant Muka dha dorëheqjen. Ai u emërua në këtë detyrë më 31 tetor, ndërsa zëvendësoi Ervin Demon. Muka ie emëruar nga Rama edhe dorëheqjen ia ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama, duke e vënë në dijeni se çfarë ndodh në minitrinë e drejtuar nga Nikolla.

“Per arsye etike, morale dhe profesionale, dhe te papajtueshmerise qe une kam me modelin e punes te aplikuar me Ministrine e Arsimit, ju paraqes dorheqjen time te parevokueshme nga posti i zv.ministrit”, thuhet ne letren e doreheqjes, drejtuar Rames.

Menjëherë pas dorëheqjes ai është shprehur në media: “Ministria e Arsimit, e ngurtëzuar, s’bëja dot asnjë veprim. Pengesa, jo vetëm për mua, por për çdo punonjës tjetër. Institucioni i MASR, i bunkerizuar. Në MASR, çdo gjë është e përqëndruar, dhe s’mund të protokolloja asnjë letër të thjeshtë.”

Zhgënjimi i këtij të riu është hidhërimi i madh për katandisjen e këtij vendi. Në administratën shqiptare s’ka vend për punonjës të kualifikuar dhe jo më për super të kualifikuar. Në administratën shqiptare ka nevojë për hajdut, kriminelë, prostituta (se të shitesh për makina e lekë s’ka emërtim tjetër), ordinerë, budallenjë, syleshë. Për kollaren dhe “minifundin” ka vend për llumin e llumit!

Siç e shpërbleu me postin pasi demaskoi ish ministrin Demo dhe depueteten socialiste Gjylameti për plagjiaturë në punimin shkencor, Edi Rama tani më shumë se kurrë është i detyruar të japë një shpërblim-shpjegim për këtë situatë katastrofale që “lulëzon” vetëm në ëndrrat e propagandës partiake./Pamfleti

 

 

 

Aktualitet Lindita Muaka Rama