Kronike22 Tetor 2019, 16:33

Mungesa e sigurisë në punë i humbet jetën 40 vjeçarit në Durrës, qeveria vazhdon heshtjen

Shkruar nga Pamfleti
Mungesa e sigurisë në punë i humbet jetën 40 vjeçarit

Ngjarja e ndodhur dy muaj më parë në kryeqytet e tronditi jo pak opinionin publik, pasi një skelë te një pallat në rrugën “Faik Konica”, u rrëzua duke i marrë jetën 2 punëtorëve e duke lënë të plagosur 3 të tjerë. E megjithatë mungesa e sigurisë, nuk gjen asnjë përgjigje nga instancat shtetërore dhe punëtorë të tjerë humbasin jetën.

Një 40-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Kavajë pasi ka rënë nga një lartësi e madhe.

“Në Golem, më datë 22.10.2019, në një objekt në rikonstruktim ka rënë nga lartësia shtetasi D. H., 40 vjeç, banues në Durrës, i cili u dërgua për ndihmë mjeksore në Spital. Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi D. H ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.

Shpresojmë që ky të jetë momenti kur qeveria të reflektojë dhe ta bëjë të detyrueshme dhe brenda parametrave sigurinë në punë. /Pamfleti

Kronike