Sport17 Prill 2018, 06:35

Murinjos i sos durimi, Pol Pogba largohet në verë nga Junajtid

Shkruar nga Pamfleti

Murinjos i sos durimi, Pol Pogba largohet në verë nga Junajtid

Me përfundimin e sezonit po merr drejtim edhe raporti i tensionuar i Pol Pogba me stafin teknik të Mancester Junajtid, pasi, referuar “Daily Mail”, tekniku portugez Hoze Murinjo e ka humbur durimin me Pol Pogbanë dhe është i gatshëm ta lërë të largohet nga Mancester Junajtid në verë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Roli i titullarit i mesfushorit francez është vënë në pikëpyetje këtë sezon midis thashethemeve rreth marrëdhënieve të tensionuara mes tij dhe trajnerit. Duke parë këtë gjendje aspak mirëbesuese, Murinjo është i gatshëm ta shesë atë gjatë afatit kalimtar veror. Për më tepër, ai do t’ua tregojë derën edhe lojtarëve tjerë si Anthony Martial, Matteo Darmian and Daley Blind. Në fakt, një largim i Pogba nga Junajtid ka kohë që përflitet në gjirin e klubit të b”Djajve të kuq”. /Pamfleti Sport

 

Sport