Showbiz 7 Tetor 2019, 21:36

Muzika iu bën mirë të gjithëve, por jo këngëtarëve: Dua Lipa befason me deklaratën

Shkruar nga Pamfleti
Muzika iu bën mirë të gjithëve, por jo

Dua Lipa "dhuron spektakël" me momentet intime me të dashurin (Foto)

Dua Lipa është një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku ndan shpesh momente nga jeta e saj e përditshme. Ajo nuk ngurron pothuaj në çdo dalje të saj të pranojë se është shqiptare dhe me suksesin e saj und të themi se i ka bërë krenarë të gjithë.

Së fundmi ajo ka befasuar me deklaratën e saj në lidhje me muzikën. Teksa fliste për revistën Billboard, Dua ka thënë se për njerëzit e thjeshtë këngët janë si një terapi, por kjo nuk vlen për muzikantët.
“Është e dhimbshme dhe ironike që muzika ka një fuqi të tillë për të na bërë të lumtur, por muzikantët vuajnë në mënyrë nga çështjet e shëndetit mendor”, tha 24–vjeçarja.

Frika nga vetmia, dështimi dhe presioni nga rrjetet sociale janë pikat kyçe që sipas Duas, ndikojnë në gjendjen mendore dhe emocionale të këngëtarëve.

Këngëtarja me famë botërore i ka bërë apel industrisë së muzikës që t’i marrë seriozisht këto paralajmërime para se të jetë shumë vonë. Sipas studimeve, rreth 73% e muzikantëve të pavarur kanë probleme shëndetësore.

Showbiz “Muzika iu bën mirë të gjithëve por jo këngëtarëve ”: Dua Lipa befason me deklaratën