Kulture15 Nëntor 2018, 16:29

Mynyr Koni, xhambazi i financave të UT, bënë sikur “qan”, për fondet që i ka përlarë me pazare e “orgji”

Shkruar nga Pamfleti
Mynyr Koni, xhambazi i financave të UT, bënë sikur

Mynyr Koni, xhambazi i financave të UT, bënë sikur “qan”, për fondet që i ka përlarë me pazare e “orgji”

Rektori, ose “Urithi” siç e quajnë në UT, i ka kërkuar Komisionit Parlamentar, shtesë fondi për vitin 2019, por para se t’i miratojë shtesë fondi, komisioni duhet t’i kërkoj prokurorisë, ta çojë para drejtësisë dhe sekuestros së pasurive të shumta e të pa justifikuara, këtë batakçi që ka uzurpuar postin e Rekorit të UT, me manipulime, prapaskena, intriga, ryshfete e banditë dhe po e mban me dhunë e korrupsion

 

Xhambazi Mynyr Konsi, prej 30 muajsh Rektor i Universitetit të Tiranës, me dosje penale ne hetim tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, hapur për korrupsion, punësime të paligjshme, uzurpim e shkatërrim të struktuave drejtuese të Arsimit të Lartë, ka “derdhur lotë krokodili” në Komisionin Parlamentar të Arsimit, për falimentin e fondit të pagave dhe, kërkimin shkencor në UT.

Rektori pazarxhi, ose “Urithi” siç e quajnë në UT, i ka kërkuar Komisionit Parlamentar, shtesë fondi në buxhetin e UT për vitin 2019, mbasi sipas tij, nuk ka fuqi të shlyejë pagat, pagesat e punimeve shkencore, blerjen e pajisjeve, mobilimin e auditorëve, profesorët e jashtëm, eskpertët, blerjet për shërbime e aktivitetit të përditshem dhe shumë “orgji” të tjera financiare, që sajon e realizon Mynyr Koni, me mënyrat e tij mafioze, si “mjeshtër korrupsioni”.

Kërkon shtesë fondi, Rektori i një universiteti, që përveç financimit vjetor nga buxheti i shtetit për pagat bazë, investimet, makinat, ujin, energinë elektrike, rojet private, dietat, praktikat mësimore e shërbimet, është edhe “depo miliardash”, që mbushet nga qiratë e objekteve, shitjet ndryshme të pasurive (aktiveve), zhvatja e studentëve me tarifat e regjistrimit, pagesat në biblioteka, masterat, doktoraturat, gjobat e përsëritjes së provimeve, shitja e librave e dispencave, pagesat për vërtetime e deri, pagesa për kartonët e diplomave!

Mirëpo, me mënyrat e tij, si “Prof, Dr Korrupsioni”, Mynyr Koni ka bërë “rrush e kumbulla” financat e UT, me luks zyrash, dieta të shumta e të larta, paga shtesë, dosje fiktive ekspeditash mësimore e shkencore profesorësh, blerje kanceleri, dreka, darka, hotele e pritje përcjelljesh false, si dhe shpërblime e pagesa, për persona “hije”.

Sipas dosjes hetimore, rezulton se “urithi” Mynyr Koni, që thonë se është edhe “pak qefli”, ka bërë 30% punësime mbi strukturën e përcaktuar, të administratës dhe trupës së profesorëve të brendshëm e të jashtëm, po kështu, ka bërë pagesa fiktive ekpertësh e lloj-lloj abuzimesh, të cilat i ka në tavolinë Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Nuk e dimë, nëse Komisioni Parlamentar, do t’ia plotësojë kërkesat, Rektorit Mynyr Koni, por jemi të bindur, se ai nuk kërkon shtesë fondi, për punët e UT, por për të mbushur xhepin e për të bërë qoka dhe qejfe.

Në rastin konkret, gjëja e vetme dhe urgjente, që duhet të bëjë Komisioni Parlamentar i Arsimit, është nxitja e prokurorisë, për ta çuar sa më parë, para drejtësisë dhe sekuestros së pasurive të shumta e të pa justifikuara, këtë batakçi që ka uzurpuar postin e Rekorit të UT, me manipulime, prapaskena, intriga, ryshfete e banditë dhe po e mbanë, me dhunë e korrupsion./Pamfleti

 

Karikatura bënë sikur “qan” Mynyr Koni për fondet që i ka përlarë me pazare e “orgji” xhambazi i financave të UT