Showbiz25 Maj 2019, 00:30

“Na i solle zorrët në fyt” Olti Curri tallet keq me nismën që ka marrë Tayna

Shkruar nga Pamfleti

“Na i solle zorrët në fyt” Olti Curri tallet keq me nismën që ka marrë Tayna

Tayna është një nga reperet më të dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjeksit momente nga jeta e saj e përditshme.

Me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, reperja Tayna ka menduar të dhurojë disa ushqime për njerëzit në nevojë.

Ajo ka publikuar një foto sot të bagazhit të makinës ku tregon se e ka mbushur plot e përplot me qese me ndihma.

“Bamirësia më e mirë është ajo që jepet për Ramazan”, shkruan ajo.

Por, ky veprim i reperes nuk i ka pëlqyer Olti Currit, i cili ka ironizuar faktin që Tayna postoi foto të ndihmave në Instagram.

O Tayna na i solle zorrët në fyt që publikon këto “bamirësitë”…Për 50 euro pazar shkon bën story tjera, kujton që do i japin titullin shenjtore “Nënë Tayna”.

Mbetet për tu parë se si do të reagojë reperja pas kësaj deklarate thumbuese nga blogeri i njohur.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Showbiz nismën e olti curri Taynës thumbon