Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka paralajmëruar nisjen e protestave kombëtare, ditën e djeshme. Gjatë një takimi me fermerë në Devoll, Basha tha se do ngrihemi përsëri në protesta derisa e drejta dhe demokracia të triumfojë, vendi të shkojë në zgjedhje dhe qytetarët të vendosin.
Duket se lideri demokrat Basha e ka ndarë mendjen duke vendosur kështu fillimin e një fushate të re elektorale. Kjo u vërtetua edhe pas takimit të para disa ditëve me deputetët europianë , ku në deklaratën para mediave shprehu se zgjidhja e vetme e krizës janë zgjedhjet e parakohshme.
Kreu i PD-së Lulzim Basha është ndalur pak minuta më parë në një takim me fermerët në Lushnje, ku është përballur dhe me një situatë qesharake.
Një prej fermerëve e falenderiu Bashën që kishte shkuar për ti takuar, pasi sipas tij ata kishin dëgjuar vetëm që ai flinte gjumë.
Fermeri:Faleminderit që na erdhe këtu në komunën Gradishtë, na kanë thënë që kryetari Basha fle gjumë, por ja që nuk qenka e vërtetë.
Basha:Më fal të të ndërpres pak këtu, këta punë quajnë vjedhjen, për këta po nuk vodhe fle gjumë
Fermeri:Të kemi ndjekur që nga Ura Vajgurore, ti jo vetëm agronom mund të bëhesh, por mund të bëhesh dhe financier. I kam nisur fëmijët në universitet me 80 mijë lekë të vjetra, dy djem, dhe djemtë më thanë ska gjë babi se na dalin dhe na teprojnë, më vinte turp nga vetja.
Që do vish në pushtet këtë nuk e diskuton nëna, njerëzit kanë frikë që ti thonë shokut hajde se të jap një kafe, dua të di çfarë program keni ju si PD ndryshe ti mbyllim ato sera dhe të ikim bashkë me fëmijët.
Basha dha dhe një premtim për momentin kur PD të vijë në pushtet, duke thënë se fëmijët e fermerëve nuk do të taksohen në Universitet, veçanërisht nëse zgjedhin degë që lidhen me bujqësinë.
“Fëmijët e fermerëve do të kenë zero taksa, veçanërisht nëse ndjekin degë që lidhen me bujqësinë, mund të ketë dhe një kualifikim 2 vjeçar pas arsimit të mesëm, siç ndodh në të gjitha vendet e zhvillluara, në ato drejtime që iu shërbejnë edhe ju”,u shpreh Basha.