Sport17 Tetor 2018, 11:29

Nainggolan sulmon Roma-s: Më shitën pa më pyetur, nuk e bënë si burrat!

Shkruar nga Pamfleti
Nainggolan sulmon Roma-s: Më shitën pa më pyetur, nuk e

Mesfushori i Inter-it, Radja Ninggolan, dha një intervistë për “Gazzetta dello Sport” ku sqaroi se pse u largua nga Roma. Ai mendon se ishte faji tyre. 

“Nuk ishte faji im, ose të paktën jo plotësisht. Isha i zhgënjyer nga disa veprime, të cilat si burrë nuk mund t’i pranoja. Gjëra të gabuara, si video nga eventi i Vitit të Ri…”

“Ata bën gjëra pa më thënë fare, nuk erdhën të më flisnin ballë për ballë si burrat. Klubi i Romës kishte ndërhyrë në transferimin tim aq sa kishin rënë dakord me një klub të huaj por që nuk do t’a pranoja kurrë. Më trajtuan si një lojtar të parëndësishëm, duke bërë gjëra pas shpinës sime.”

“Në atë moment me ka telefonuar Spalletti dhe nuk jam menduar gjatë. Jam mirëpritur shumë mirë në ekip. Është një ekip i organizuar mirë. Nëse të Roma presidenti vinte njëherë në vit, Steven Zhang është gjithmonë këtu“, – u shpreh ai. 

Sport Inter Nainggolan Roma