Përfundon ndeshja e javës së 19 në Serinë A. Verona ka shkatërruar Napolin me rezultatin e pastër 3-1. Napolitanët kaluan të parët në avantazh pas 8.5 sekondave lojë me Lozanon. Ky mund të jetë goli i dytë më i shpejtë i historisë së Serie A (pas Leaos së Milanit), ndërsa është më i shpejti i historisë së Napolit.
Në minutën e 34, Verona barazoi shifrat me zbulimin e këtij sezoni Di Marko, i cili pasi ka nisur aksionin është futur brenda zonës dhe aty ku prapavija e Napolit ishte në gjumë. I ndodhur përballë Ospinës nuk gaboi por realizoi.
Në fraksionin e dytë vendasit shënuan edhe dy herë të tjera. Barak dhe Zakanji shënuan për Veronën duke vulosur fitoren 3-1.
Me këtë humbje Napoli mban vendin e 6 me 34 pikë, ndërsa Verona renditet në vendin e 9 me 30 pikë.