Sport 1 Dhjetor 2018, 11:37

Napoli refuzon ofertën multimilinore, Ancelottin bën ligjin!

Shkruar nga Pamfleti
Napoli refuzon ofertën multimilinore, Ancelottin bën ligjin!

Napoli ka refuzuar megaofertën prej 103 milionë eurosh, të bërë nga gjigantët e Premier League, Manchester United, për mbrojtësin Kalidou Koulibaly.

Në fakt, kjo është e vërtetë, çka tregon se Carlo Ancelotti nuk ka ndërmend të heqë dorë nga yjet e veta, edhe nëse presidenti De Laurentiis tundohet nga shuma të tilla marramenëse.

“Corriere dello Sport” ka konfirmuar refuzimin e një oferte të tillë, teksa Manchester United, me shtyrjen e Jose Mourinhos, ishte i gatshëm ta bënte Koulibaly mbrojtësin më të shtrenjtë në histori. 

Sport Carlo Ancelotti Napoli