Politike 5 Nëntor 2018, 18:06

Nard Ndoka del hapur kundër PD-së, sulmon ashpër Bujar Leskajn: Histori dështimi për KLSH, Kuvendin dhe opozitën

Shkruar nga Pamfleti
Nard Ndoka del hapur kundër PD-së, sulmon ashpër Bujar Leskajn:

Nard Ndoka del hapur kundër PD-së, sulmon ashpër Bujar Leskajn: Histori dështimi për KLSH, Kuvendin dhe opozitën

Aleati i Lulzim Bashës, njëherës deeputeti demokrat, Nard Ndoka, ka sulmuar ashpër kreun aktual të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, i cili vjen nga radhët e PD.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndoka ka befasuar me qëndrimin e tij pro Presidentit Ilir Meta, teksa ka vlerësuar me nota maksimale propozimin e tij për kryetar të KLSH, gjyqtaren Vitore Tusha.

Nga ana tjetër, deputeti ka sulmuar ish-deputetin e PD, Bujar Leskaj, duke e cilësuar një histori dështimi për KLSH, Kuvendin dhe opozitën.

“Znj. Vitore Tusha, kandidate që garanton; profesionalizem, ndershmeri, depolitizim, karakter të fortë, qëndrushmeri dhe sukses, tipare të çertifikuara ndërvite në punën e saj. Bujar Leskaj, mbetet një histori deshtimi për Institucionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Kuvendin e Shqipërisë dhe Opozitën!”, shkruan Ndoka.

Politike Bujar Leskaj Nard Ndoka Vitore Tusha