Showbiz15 Korrik 2019, 22:04

NASA: Rrezikohemi nga goditja e mundshme e një asteroidi, 2,700 megatonësh mund ta godasë Tokën këtë tetor

Shkruar nga Pamfleti
NASA: Rrezikohemi nga goditja e mundshme e një asteroidi, 2,700

NASA: Rrezikohemi nga goditja e mundshme e një asteroidi, 2,700 megatonësh mund ta godasë Tokën këtë tetor

Gjurmuesit e NASA-s për asteroidët kanë zbuluar se një asteroid me fuqi shkatërruese prej 2,700 megatonësh eksplozivi TNT rrezikon të përplaset me Tokën këtë vit.

Asteroidi gjigand, i quajtur Asteroid FT3, do të vijë me shpejtësi pranë planetit tonë më 3 tetor, 2019. Ky objekt fluturues për NASA-n do të shënojëtë parin nga 165 qasjet nga viti 2019 deri në vitin 2116. Në secilin prej këtyre trupave fluturues asteroide, rreziku i kataklizmësështë i ulët, por nëse asteroidi ndryshon drejtim dhe shkon drejt Tokës, atëherë rezultatet do të ishin kataklizmike. Asteroidi FT3 është një objekt shkëmbor gjigand me një diametër rreth 340 metër.

Më tej NASA përllogarit se asteroidi ka një peshë të pabesueshme prej 55,000,000,000 kg.

Nëse asteroidi do të godasë Tokën, në pikën e hyrjes atmosferike, shkëmbi do të përplaset me planetin me një shpejtësi prej 20.37 km për sekondë.

Forca e impaktit do të ishte e barasvlershme me 2,700 megatonë TNT.

Dita kur kjo mund të ndodhë është 3 tetori i këtij viti.

Pas kësaj, NASA parashikon një shans mjaft të ulët të një asteroidi i cili mund të na godasë më 2 tetor, 2024 dhe më pas më 3 tetor, 2025./Përshtati në shqip Pamfleti/ 

Kuriozitete 700 megatonësh mund ta godasë Tokën këtë tetor. NASA: Rrezikohemi nga goditja e mundshme e një asteroidi – një asteroid 2