Aktualitet21 Korrik 2019, 08:08

Natën dhe fshehurazi, Teatri u boshatis me urdhër nga lart, regjizori i inidnjuar: Vendi po rrëshket në diktaturë

Shkruar nga Pamfleti
Natën dhe fshehurazi, Teatri u boshatis me urdhër nga lart, regjizori

Natën dhe fshehurazi, Teatri u boshatis me urdhër nga lart, regjizori i inidnjuar: Vendi po rrëshket në diktaturë

Natën dhe fshehurazi, një urdhër nga lart ka vënë në lëvizje puntorë për të zbrazur Teatrin Kombëtar. Kz urdhër i dhën që prej disa ditësh dhe në mënyrë të fshehtë ka zënë në befasi të gjithë artistët. Kjo ka nxitur një reagim të ashpër të aktorët dhe mbështetësit e tij, të cilët kanë dekalruar se nuk u kishte mbërritur asnjë urdhër.

Ndërkohë ditën e djeshme  aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zhvilluar një dëgjesë me përfaqësues të Partisë Demokratike.

Fillimisht e mori fjalën regjisori Robert Budina, i cili tha se vendi po rrëshqet në diktaturë.
Regjizori Robert Budina: Ne kërkojmë që mos të shembet godina e Teatrit. Edhe opozita foli në parlament, nuk e dëgjoi njeri dhe u detyrua që të dalë nga Kuvendi. Sot ne jemi këtu, ndëra ka dy ditë që e mbrojmë këtë godinë tonën. Jemi mbledhur këtu që të flasim për interesin e publikut. Vendi po rrëshket në diktaturë.

Më tej ka ndërhyrë sekretari për çështjet Ligjore Çlirim Gjata ku, sërish ka prekur çështjen e mandateve bashkaike të cilat u refuzuan nga gjykata dhe që, sipas tij politika ndërhyri menjëherë për të vendosur në karrige.  Ai ka shtuar se me anë të protestave këto godian po mbrohen dhe se protestat do vojonë deri sa ligji të anullohet.

Clirim Gjata: Kryetarja e Bashkisë Durrës u rrëzua fillimisht me të drejtë, sepse gjyqtarja me guxim tha se ka shkelje administrative. Vendimi u dha me të drejtë. Mund t’i bëhej Apel vendimit. Por ndodhi ajo e paparashikueshmja. Në rastin e dytë, gjyqtari ka vepruar me urdhër politik. Gjykata merr vendime absurde, sepse është nën diktat politik. Unë nuk jam kundër reformës në drejtësi, por jam kundër kapjes së saj nga kryeministri.

Me siguri që teatri do të shembej lehtë, nëse nuk do të ishte protesta. Është ky popull që proteston dhe nuk lejon prishjen e godinave. Këto godina do të qëndrojnë. Do vijë dita që jo vetëm që do të anulohet ai ligj, por do miratohet ligj që do kthejë teatrin siç ishte. Do bëhet ligj që vetë artistët të venë artistët në krye të teatrit. Ta mbrojmë trashëgiminë tonë kombëtare.

Aktualitet Natën dhe fshehurazi regjizori i inidnjuar: Vendi po rrëshket në diktaturë Teatri u boshatis me urdhër nga lart