“Natën të vret, ditën të qan”, 50 skandalet e “Sulltanit” të Shqipërisë!

Duket se nuk i bëhet shumë vonë për gabimet e veta, por intrigat, aferat, krimet janë “makthi” i tij. Në rrugëtimin e karrierës politike dhe pushtetit, Berisha duket herë pas here pak konfuz për virtytet që ka në karakter.

Pas viteve ’90 ishte figura kryesore politike e Shqipërisë, të cilën e shkatërroi me plaçkitje, me monopole, trafiqe, nuk e mposhti kurrë egon, për t’ju kërkuar ndjesë shqiptarëve.

“Sulltan” i përjetshëm e barabar, sot ai është plot 74 vite dhe me çdo kusht përpiqet të shpëtojë “faqen e nxirë”.

50 tmerret, skandalet, krimet ekonomike dhe njerëzore të Berishës:

Prill 1992, Sali Berisha emëroi si këshilltar personal ekonomik ish shefin e parë të piramidave mashtruese shqiptare Hajdin Sejdia, të cilin e ndihmon të arratiset me ndihëm e SHIK-ut, me një dekoratë presidenciale dhe me 1.5 milion dollarë të vjedhura nga shqiptarët.
Ngritja e firmave piramidale, nëpërmjet të cilave pushtet-krimi “Berisha” u zhvati 3 milion shqiptarëve financat personale, të siguruara nga shitja e pasurive dhe emigracioni, nëpërmjet parullës “Paratë janë të pastra, firmat janë banka zyrtare”.
Kontrabanda e naftës dhe armëve, zhvilluar nëpërmjet firmës “Shqiponja PD-SHIK”, e cila punonte në favor të sundimit gjakatar antishqiptar të Milosheviçit, duke shkelur embargon ndërkombëtare ndaj Serbisë.

Sali Berisha ka pasur aktiviteti 25 vjeçar si ish-spiun sigurimi, si përgjues, denoncues dhe si dëshmitarë në gjyqet e diktaturës.
Intrigat ndaj ish-kolegëve pedagogë e mjekë dhe ndaj studentëve të mjekësisë, të cilëve si ish-sekretar i PPSH u bënte biografitë dhe i “piketonte” për t’i përjashtuar nga fakulteti, për t’i internuar e dënuar me burg.

Lëvizjet dhe përgjimet me veturën e ish-Sigurimit të Shtetit, në 20 shkurt në Sheshin “Skënderbe”, ditën kur shqiptarët po rrëzonin bustin e diktatorit.
Prapaskenat dhe intrigat për largimin nga PD, të ish-themeluesve të saj realë, duke sajuar shpifje e dhunë fizike ndaj tyre.
Puçet për spostimin e Azem Hajdarit, si kryetar i Grupit Nismëtar të Themelimit të PD dhe spostimin e Aleksandër Meksit, si ish-kryetar i parë i PD.
Prapaskenat ndaj Azem Hajdarit, duke tentuar ta largonte nga PD me heqje imuniteti, me prapaskenë për burgosje dhe me akuzat e bëra ndaj tij, si “spiun e hajdut batanijesh”.
Takimi me Milosheviçin dhe krye-terroristin e krye-trafikantin serb Arkan, kreun gjenocidit të regjimit të Milosheviçit, me të cilin planifikoi gjenocidin mbi shqiptarët e Kosovës dhe trafikun mafioz të armëve e naftës.

Kontrabanda e naftës dhe armëve, zhvilluar nëpërmjet firmës “SHQIPONJA-PD-SHIK”, e cila punonte në favor të sundimit gjakatar antishqiptar të Milosheviçit, duke shkelur embargon ndërkombëtare ndaj Serbisë.
Publikimi i 230 fotografive, që Sali Berisha dhe familja e tij ka bërë me familjen e diktatorit Hoxha dhe me krerët e lartë të ish-diktaturës komuniste, prej të cilave del se ka qenë një shërbëtor besnik i diktaturës.
Mashtrimet ndaj pronarëve, duke nxjerr ligje të qëllimshme për mos kthimin e pronave dhe grabitjen e tyre prej “pronarëve të rinj”, të cilët janë pjesëtarët e familjes, qeverisë dhe klaneve të Saliut.

Mashtrimet si “bashkëvuajtës” ndaj ish-të përndjekurve, duke nxjerr ligje me të cilat ka 20 vjet që i mashtron dhe i tall.

Mashtrimet 21 vjeçare për futjen e Shqipërisë në BE, por që nuk e integroi, mbasi bëri pazare të pista me serbët e grekët, duke e lënë larg dhe jashtë BE.

Rrëmbimi, torturimi dhe zhdukja fizike e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, nëpërmjet bandës së tij “SHIK” dhe mos tregimi prej 18 vitesh, i vendit ku gjendet trupi i tij.

Vjedhja e lekëve dhe pasurive të shqiptarëve nëpërmjet firmave piramidale qeveritare, të cilat u bënë pasuri për qeveritarët, për sekserët dhe ortakët e tij brenda e jashtë Shqipërisë.

Nxitja dhe nisja e luftës civile mes shqiptarëve në vitin 1997, duke shkrumbuar pronat publike, institucionet e shtetit, pronat private, me bilanc edhe vrasjen e 3000 shqiptarëve.

Vrasje-mbytja në Otranto e 118 shqiptarëve (84 të mbetur në fund të detit) në 28 mars 1997, të cilët ikën për të shpëtuar prej terrorit dhe luftës civile, që shkaktoi pushteti i tij.

Vrasja e 32 minatorëve në minierën e Bulqizës, për shkak të koncesioneve të pista familjare, qeveritare e klanore në treg-trafikun e mineralit të kromit.

Vrasja e pabesë e Azem Hajdarit në pritë tek porta e PD në 12 Shtator 1998 dhe “meraku” për mos shkuarjen e tij në prokurori, për të rrëfyer “vrasësit e vërtetë” që deklaroi publikisht.

Sulmi i armatosur e i përgjakur i 14 shtatorit 1998 mbi institucionet e shtetit, djegia dhe plaçkitja e tyre për të marrë pushtetin, duke mbajtur në krahë arkivolin e ish-deputetit të ndjerë Azem Hajdari.

Vrasja e 26 skllevërve burra, gra e fëmijë dhe shkatërrimi i 3000 bizneseve nëpërmjet aferës kriminale të pushtet-familjes së tij, organizuar në “fabrikën e vdekjes” në Gërdec.

Provat publike të përfshirjes së djalit të tij në tragjedi-krimin zyrtar të municioneve në Gërdecit, faktuar me dokumente qeveritare e dëshmi, si kupola e këtij biznesi kriminal.

Dëshmia e të ndjerit Kosta Trebicka, që konfirmonte se djali i tij ishte “komandanti” i Gërdecit dhe organizonte gjithë fijet e trafik-demontimit të municioneve vrasës.

(Vet)vrasja e “papritur” në aksident gjatë një gjuetie zogjsh e të ndjerit Kosta Trebicka, vetëm 1 muaj pas dëshmisë për përfshirjen e djalin të tij në aferë-krimin e Gërdecit.

Mashtrimet që u ka bërë prej 3 vitesh banorëve të Shkodrës, për dëmshpërblimet e përmbytjeve, të shkaktuara prej aferave qeveritar të import-eksportit të energjisë elektrike dhe prag përmbytja e këtij viti.

Faktet që kanë dalë në dritë, për vjedhjet që po bënë bashkëshortja e tij Liri Berisha, nëpërmjet fondacionit fantazmë “Fëmijët shqiptarë”, me të cilin zhvat miliona nga bizneset e favorizuara prej qeverisë së tij.

Urdhri për vrasjen e 4 demonstruese në 21 janar 2011 përballë kryeministrisë, duke urdhëruar Lulëzim Bashën, të urdhëronte Gardën e Republikës për të qëlluar mbi popullin që kërkonte punë dhe bukë.

Miku-ortaku i familje-pushtetit të tij, bosi i skandal-krimeve ekonomike të Evropës Damir Fazlliç, zbulohet si trafikant i parave të pista dhe armëve me vendet nën embargo ndërkombëtare.

Pazar-ligji në favor të mafies italiane e rajonale, për sjelljen e plehrave të Evropës në Shqipëri, në bashkëpunim me mafien italo-ruse-austriake.

Pakti i fshehtë antishqiptar me Greqinë, për copëtimin dhe shitjen e sipërfaqes detare kombëtare shqiptare.

Vjedhja e 242 milion eurove prej Luli-t, në tenderin e rrugës Rrëshen Kalimash, duke përdorur si sekser Lulzim Bashën.

Mashtrimet që u ka bërë fermerëve me kreditimet, çmimet e ujit, naftës, farërave e pesticideve të cilat ua ka rritur 10-20 herë.

Aferat e ministrave Ruli, Olldashi, Bode, Gjana, Imami, Rusmajli, Halimi, Bumçi, Basha, Nishani, Noka, Ruli, Bregu, Ksera, Tafaj etj, të cilët kanë zhvatur miliarda në tenderë rrugësh e deri lapsash zyre.

Vjedhja në zgjedhjet e 26 majit 1996 dhe të 8 majit 2011, duke përdorur dhunë mbi opozitën e duke falsifikuar fletët në kutitë e votimit.

Trafiku i armëve e municioneve të bërë me Gedaf, Mubarak e Ben Ali, me urdhër të Sali Berishës, nëpërmjet Lulzim Bashës, duke mbushur llogaritë familjare.

Mashtrimet për legalizimin e ndërtimeve, për të cilat u ka zhvatur qytetarëve, pagesa nga 10-15 milionë lekë, si paradhënie.

Zhytja e Shqipërisë në borxhe kolosale për pagat, pensionet, ndihmën ekonomike dhe shpenzimet e eskortës së tij.

Dhëndri dhe vajza e Sali Berishës, nën maskën e projekteve të Bankës Botërore, rrafshuan banesat dhe bizneset e banorëve të Jalës në bregdetin jugor, duke përdorur me dokumente false pronësie e projektesh, policinë ndërtimore të pushtetit “Berisha”.

Djali i Sali Berishës, urdhëron forcat e policisë së shtetit, për të përzënë nga trojet e tyre banorët e bregut të Vlorës (Dukat-Rradhimë, duke u prezantuar si pronarë trojesh në këtë zonë..

Miku-ortak i familje-pushtetit “Berisha”, bosi i skandal-krimeve ekonomike të Evvropës Damir Fazllic, trafikanti i parave të pista dhe armëve me vendet nën embargo ndërkombëtare, merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në krah të kryeministrit, me statusin si anëtar i këtij këshilli.

Qeveria “Berisha” pagoi 300 mijë euro për një “spot turistik shqiptar” për kanalin “CNN”, për të prezantuar falsitetin turistik shqiptar në botë

Zbulohet dokumenti zyrtar i QKR, që kishte licensuar firmën fantazmë të Damir Fazlliçtë quajtur “SRF-DLP”, me administrator Erjon Isufin, kunatin e ministrit Lulëzim Basha, firmë e cila shërben si “lavatriçe” e trafikut të parave të pista, me dispeçeri qendrore klan-mafien e pushtetit “Berisha”.

Pushtet-familja “Berisha”, rezultoi me dokumente zyrtare e financiare, se kishte blerë në Porto Romano nëpërmjet mik-ortakut Damir Fazlliç sipërfaqen që kishte përcaktuar me vendim qeverie, si shesh ndërtimi për parkun energjetik “Fazlliç-Argita”.

Ministri Genc Ruli, me firmën e pushtetit “Berisha”, ka dhënë në mënyrë mafioze, në kundërshtim me ligjin e konkurrencës publike 220 licensa koncensionesh për hidrocentrale, 110 prej të cilave i kanë në pronësi familjarët e kryeministrit, deputetët, ministrat, politikanët dhe familjarët e tyre, ndërsa të tjerat i kanë përfituar miqtë dhe ortakët e pushtetit.

Ministri i super aferave të pista Genc Ruli, firmos privatizimin e Sport-Klub “Partizani”, duke i dhënë Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit (Berisha) truallin ku ngrihej ky sport-klub, mbi të cilin pushtet-familja “Berisha” po ndërton pallate.

Rezulton se 11 ministra dhe 42 deputetë të pushtetit “Berisha”, kanë përfituar tendera, licensa, koncesione hidrocentralesh.

Pushteti “Berisha” organizonte, kontrollonte dhe mbronte trafikun dhe tregun shqiptar të naftës “VIRGIN”, rubineti i të cilës ka çuar 76 milion euro vjedhje e përfitime në xhepat e kupolës së pushtetit dhe familjes kryeministrore.

Kryeministri Sali Berisha, me taksat e shqiptarëve bleu një benz luksoz “sheikësh” me vlerë 700 mijë dollarë.

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti