NBA i ka dhënë kohë vetes deri në mes të prillit për të vendosur se çfarë do të bëjë me këtë sezon të ndalur prej koronavirusit, duke marrë pararysh momentin e vështirë, mbetet për t’u kuptuar se cila do të jetë shpërndarja reale e Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Hipoteza e zhvillimit të ndeshjeve të mbetura (ende 21% e ndeshjeve të sezonit të rregullt për t’u luajtur për të shkuar më pas te playoff) në një vend të vetëm që mund të mirëpresë ndeshjet, stërvitjet dhe stafet të të gjitha ekipeve pas kontrolleve të detajuara. Ky vend ka një emër: Las Vegas.
Mbi të gjitha nëse rifillon kampionati, ndeshjet do të jenë me dyer të mbyllura dhe për playoff-et po mendohet që të luhen jo më nga 7 ndeshje si zakonisht, por nga tre të tilla.