Bota20 Prill 2019, 14:05

Ndahet Adele, pritet që bota të “pushtohet” nga gjendja e melankolisë dhe dashurisë së humbur

Shkruar nga Pamfleti

Ndahet Adele, pritet që bota të "pushtohet" nga gjendja e melankolisë dhe dashurisë së humbur

Këngtarja, Adele dhe bashkëshorti i saj, Simon Konecki kanë vendosur t’i ndajnë rrugët. 

Në një deklaratë për ‘US Weekly’, ekipi i Adeles ka treguar që këngëtarja do të ndahet nga partneri i saj. Çifti i njohur kanë gjashtë vite që ishin bashkë dhe dy vite që ishin të martuar. Ndarja e tyre i ka çuditur të gjithë pasi çifti njiheshin për romancën që kishin mes tyre.  Për Simon Konceki, kjo ishte martesa e dytë, ndërsa për Adelen e para.

Përgatituni për një tjetër shpërthim të Adele në botën e muzikës, pasi është e sigurt që çdo emocion këngëtarja do ta sjellë për publikun me anë të teksteve dhe performancave të ndjera. Do të biem sërish në gjendjen e melankolisë dhe dashurisë së humbur, ashtu siç di vetëm Adelë të na çojë në atë gjendje.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bota Adele Bota ndarje