Kosova19 Shtator 2019, 16:49

Ndahet nga jeta gazetarja shqiptare, shfaqi komplikime gjatë lindjes (Emri)

Shkruar nga Pamfleti
Ndahet nga jeta gazetarja shqiptare, shfaqi komplikime gjatë lindjes (Emri)

Ndahet nga jeta gazetarja shqiptare, shfaqi komplikime gjatë lindjes (Emri)

Sot, në moshën 32 vjeçare, ka vdekur gazetarja e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Ardita Sylejmani –Bllaca. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë televizioni publik, sindikata e këtij televizioni dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati ka shkruar një telegram ngushëllimi, përmes të cilit ka thënë se lajmi për ndarjen nga jeta të gazetares Ardita Sylejmani –Bllaca është mjaft pikëllues dhe “humbje e madhe për RTK-në”.

Shoqata e Gazetarëve të Kosovës ka shkruar në rrjetin social Facebook se “me trishtim të thellë ka marrë lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares Ardita Sylejmani-Bllaca”.

Sipas kësaj Shoqate, vdekja e gazetares Sylejmani-Bllaca, e cila la pas vetes 3 fëmijë, ka ardhur si pasojë e komplikimeve gjatë lindjes./REL

 

Prishtine Ardita Sylejmani –Bllaca gazetarja e Radio Televizionit të Kosovës komplikimet në lindje