Bota23 Gusht 2019, 23:15

Ndahet nga jeta njëri prej biznesmenëve më të pasur të botës

Shkruar nga Pamfleti
Ndahet nga jeta njëri prej biznesmenëve më të pasur të

Ndahet nga jeta njëri prej biznesmenëve më të pasur të botës

Miliarderi David Koch, i cili bëri emër në SHBA përmes perandorisë së tij ekonomike dhe politike, bashkë me vëllain e madh, Charles, ka vdekur në moshën 79-vjeçare.

“Me zemër të thyer njoftoj ndarjen nga jeta të vëllait tim David. Kushdo që ka punuar me Davidin me siguri ka përjetuar personalitetin e tij gjigant dhe pasionin për jetën,” tha plaku Koch në një deklaratë.

Deklarata nuk citoi një shkak të vdekjes, por vuri në dukje betejën disa vjeçare të David Koçit me kancerin e prostatës.

Koch u tërhoq nga kompania dhe operacionet politike të Koch në 2018, duke përmendur arsye shëndetësore. Burime pranë familjes thanë për CNN se ai kishte pasur përkeqësim të shëndetit javët e fundit. Familja Koch renditet tek 11 më të pasurit në botë, ndërsa janë të dytët në SHBA.

Bota Ndahet nga jeta një nga njerëzit më të pasur në botë