Bota30 Korrik 2019, 09:20

Ndalohen në Maqedoninë e Veriut 79 imigrantë të fshehur në një kamion

Shkruar nga Pamfleti
Ndalohen në Maqedoninë e Veriut 79 imigrantë të fshehur

Ndalohen në Maqedoninë e Veriut 79 imigrantë të fshehur në një kamion

Policia në Maqedoninë e Veriut thotë se ka ndaluar dhe planifikon të dëbojë në vendin fqinj, Greqi, 79 imigrantë të gjetur të fshehur në një kamion pranë kufirit që ndan dy vendet.

Në njëdeklaratë të policisë thuhet se imigrantët u zbuluan nga një patrullë e përbashkët policie nga Maqedonia e Veriut dhe Hungaria të dielën në një rrugë në kufi pranë qytezës Gevgelija.

Shoferi i kamionit u arrestua dhe imigrantët u transferuan në një qendër strehimi në Gevgelija përara se të dëbohen.

Deklarata e policisë të hënën nuk dha më detaje mbi kombësitë e imigrantëve.

Pavarësisht mbylljes së kufijve që prej vitit 2016, mijëra imigrantë që hyjnë në Greqi në mënyrë ilegale nga Turqia vazhdojnë të udhëtojnë drejt Ballkanit me shpresën se do të gjejnë vendin e mirëqenies në Europë.

Rajoni imigrantët kombësia e migrantëve policia në Maqedoninë e Veriut