Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka reaguar nëpërmjet njlë postimi në rrjetet sociale në lidhje me ndarjen nga jeta të dy mjekëve Bledi Nini dhe Ibrahim Kaziu nga korona.virusi.
Teksa shpreh trishtim për humbjen e dy ‘bluzave të bardha’, Brataj shkruan se të dy mjekët ishin “profesionistë të vijës së parë, që shpesh herë harrojnë edhe jetën e tyre në shërbim të pacientëve, të njerëzve në nevojë”.
Ndarja nga jeta e mjekut ortolaringolog Bledi Nini, ka sjellë hidhërim për shumë të njohur të tij, familjarë e miq. Ai humbi jetën në moshën 48-vjeçare. Të prekur kanë qenë edhe kolegët e tij, të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e mjekut vlonjat.
Mesazhi i Bratajt:
Covid-19 nuk kursen as bluzat e bardha.
Trishtimi i humbjes të jetës së dy kolegëve, Dr.Bledi Nini dhe Dr. Ibrahim Kaziu, ditën e sotme është i papërshkruar. Profesionistë të vijës së parë, që shpesh herë harrojnë edhe jetën e tyre në shërbim të pacientëve, të njerëzve në nevojë. Ne jemi të trishtuar port ë detyruar ta vazhdojmë këtë betejë, ne jemi të nderuar që ishit pjesë e ekipeve mjeksore. Ju qoftë dheu I lehtë, dëshmorë të një lufte të zgjatur, por që një ditë do të përfundoj falë edhe kontributit tuaj, por me çmim kaq të shtrenjtë.
Ngushëllime familjeve dhe të afërmëve të tyre.