Ndërprerje akitiviteti dhe gjoba, AKU bllokon 926 kg mish dhe rreth 200 kg djathë 

Ndërprerje akitiviteti dhe gjoba, AKU bllokon 926 kg mish dhe rreth 200 kg djathë 

Nga kontrollet kanë rezultuar disa shkelje, ndërsa janë vendosur 20 masa administrative me gjobë në vlerën prej 4 000 000 lekë, 8 ndërprerje aktiviteti si dhe bllokim/asgjësim të  962.1 kg mish.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se në 17 ditët e para të muajit tetor ka kryer 181 inspektime për stabilimentet e produkteve shtazore. Nga kontrollet kanë rezultuar disa shkelje, ndërsa janë vendosur 20 masa administrative me gjobë në vlerën prej 4 000 000 lekë, 8 ndërprerje aktiviteti si dhe bllokim/asgjësim të  962.1 kg mish.

Ndërkohë për stabilimentet e përpunim dhe tregtim të produkteve të qumështit/nën produktet e tij janë kryer 44 inspektime nga të cilat janë marrë masë administrative, 24 paralajmërime,  5 masa administrative me gjobë me vlerën 700 000 lekë, 1 ndërprerje aktiviteti si dhe bllokim/asgjësim të 190 kg djathë i bardhë dhe 7.5 litra qumësht.

“Subjektet për të cilat është marrë masa e menjëhershme me ndërprerje aktiviteti janë: Alb Orka dhe Rrok Uka në qytetin e Tiranës, Dylaver Suma në Dibër, Nexhip Cezma në Korçë, Sali Rustem Buci në Durrës, Netil Dalipi, Edmond Saraçi dhe Aldo Poroçani në Elbasan, të cilët  janë stabilimentet e prodhim/përpunim dhe tregtim të produktit mish. Ndërsa për stabilimentin e përpunim dhe tregtim të produkteve të qumështit/nën produktet e tij subjekti Pëllumb Xhanari në  Fier” njofton AKU. 

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti