Aktualitet29 Mars 2018, 06:12

Ndërpritet Vettingu për gruan e avokatit të Berishës, pasuria merramendëse e çiftit Fana

Shkruar nga Pamfleti
Ndërpritet Vettingu për gruan e avokatit të Berishës,

Sipas njoftimit të KPK-së, është ndërprerë procesi i vetingut për Mirela Fanën, ish-gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë. Procesi ndaj saj u ndërpre për shkak se ajo ka dhënë dorëheqjen pranë Presidentit të Republikës.

Mirela Fana, ish gjyqtarja e gjykatës së Lartë dha dorëheqjen kur ishte edhe afati i dorëzimit të formularëve të vetëdeklarimit në kuadër të reformës në drejtësi. Në motivacionin e dorëheqjes dorëzuar kreut të Gjykatës së Lartë, ajo e motivon tërheqjen e saj me faktin se do vijojë aktivizimin e saj në jetën akademike.

Kjo gjyqtare nuk është përfolur për korrupsion, por nëse shohim deklaratën e saj të pasurisë bie në sy numri i madh i pronave dhe llogaritë që famalja e saj posedon. Së bashku me bashkëshortin Neshat Fana, ish-anëtar i KLD dhe drejtues i shkollës së magjistraturës, i njohur për lidhjet e tij me të djathtën, posedojnë disa pasuri të patundshme dhe vlera të mëdha monetare.

Deklarata e pasurisë, Mirela Fana

Apartament me sipërfaqe 143 m2 në Tiranë.

Apartament me sipërfaqe 127 m2 blerë 170 000 euro.

Bashkëshorti Neshat Fana ka blerë një livadh në Himarë me 2000m2 me çmim 600 000 lekë.

Bashkëshorti z. Neshat Fana detyrime ndaj Tirana Leasing për blerje makinash.

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, mbyllur për shkak të shitjes së kredisë në këmbim të vilës në ndërtim, detyrimi financiar i shlyer 335 500 euro, pjesë e regjimit martesor.

Të ardhura nga depozitave bankare 78 568 lekë.

Të ardhura nga qiraja 941 800 lekë.

Të ardhura nga pagesa e qirasë studio ligjore 297 500 lekë.

Të ardhura nga paga 1 576 316 lekë.

Të ardhura mësimdhënie në universitetin Luarasi 139 046 Lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia në Shkollën e Magjistraturës 11 900 lekë.

Bashkëshorti z. Neshat Fana të ardhura nga puna zyra e avokatisë 7 893 500 lekë.

Bashkëshorti tërheqje nga një shoqëri tregtare 10 115 000 lekë.

Vajza zonja Krisilda Fana të ardhura nga punësimi pranë Presidencës 807 560 lekë.

Vajza zonja Krisilda Fana të ardhura nga puna si pedagoge, 40 000 lekë.

Djali Frenki Fana të ardhura nga puna në PHOENIX-PETROLIUM sha 501 380 lekë.

Gjendje në llogari bankare të bashkëshortit si person fizik 1 731 euro.

Gjendje në llogari bankare të bashkëshortit si person fizik 864 938 lekë.

Bashkëshorti gjendje në llogari bankare 938 831 lekë.

Bashkëshorti gjendje në llogari bankare si individ 831 euro.

Vajza gjendje në llogari bankare 30 134 lekë.

Vajza gjendje depozitë bankare 400 000 lekë.

Vajza llogari kursimi 21 513 lekë.

Djali gjendje llogari rrjedhëse 82 774 lekë.

Aktualitet Ndërpritet Vettingu për gruan e avokatit të Berishës pasuria merramendëse e çiftit Fana