Kronike21 Maj 2018, 17:31

Ndërroi jetë në komisariatin e Korçës, del ekspertiza mjeko-ligjore për Enea Ftoin

Shkruar nga Pamfleti
Ndërroi jetë në komisariatin e Korçës, del ekspertiza

Ditën e sotme ka dalë ekspertiza përfundimtare për vdekjen e Enea Ftoit në Komisariatin e Korçës. Sipas informacioneve, është konstatuar se mbi viktimën nuk është ushtruar dhunë, ndërkohë që priten rezultatet edhe të disa analizave të tjera për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

27 vjeçari, baba i tre fëmijëve ndërroi jetën në ambientet e paraburgimit të Korçë, ndërkohë që familjarët kanë akuzuar ashpër efektivët e policisë se kanë dhunuar për vdekje mbi Ftoin. Sakaq ditën e nesërme janë planifikuar edhe protesta përpara Komisariatit.

Enea Ftoi qëndronte në paraburgim, pasi ishte ndaluar për vjedhje. I riu ishte përdorues i lëndëve narkotike. Enea Ftoi u arrestua pasi vodhi me dhunë varësen e floririt të një qytetareje.

Kronike