Ndihma ekonomike e një kryefamiljari është e barabartë me 1% të pagës së 1 ministri

 Ndihma ekonomike e një kryefamiljari është e barabartë me 1% të pagës së 1 ministri

Paga minimale në Shqipëri, sa 3 larje të makinës së kryeministrit

Se sa fuqi blerëse ka në treg dhe sa nivel jetese, krijon paga minimale zyrtare që ka caktuar qeveria për popullin, nuk ka nevojë as të dëgjosh leksionet e përkthyera të profesor “Hermesit” Arben Ahmetaj, për rritjen e lartë ekonomike dhe as mesazhet e mëngjesit të kryeministrit Rama, për trefishim të mirëqenies së popullit, dërguar “me top” nga rezidencat qeveritare verore, nëpërmjet “laptopit” mbi tavolinën e mbushur me ushqime luksi, me pije e fruta ekzotike.

Për të treguar se sa i lartë është niveli jetesës në Shqipëri dhe cili është dallimi mes luksit të shtetarëve dhe mjerimit të shqiptarëve, “Pamfleti” po publikon një krahasim të thjeshtë, të bërë mes pagës minimale dhe shpenzimeve, që qeveria bënë vetëm për 1 shërbim ndaj kryeministrit.

Paga minimale zyrtare në Shqipëri është 24 mijë lekë të reja, pra 240 mijë lekë të vjetra, ose 800 lekë lekë të reja në ditë dhe siç dihet, vetëm afro 30% e punëdhenësve privatë e zbatojnë konkretisht këtë nivel page ligjore, mbasi punojnë me 2 bordero, një për llogaritë e tyre reale, një për llogaritë false të detyrimeve ndaj shtetit. Për 1 larje të makinës zyrtare, sipas letrave të drejtorissë së shërbimeve qeveritare, kryeministria paguan 8000 lekë të reja ose 80 mijë lekë të vjetra dhe sipas krahasimit, rezulton se paga minimale zyrtare 24 mijë lekë në muaj është e barabartë me 3 larje të makinës së kryeministrit.

Fakte sociale-ekonomike nga pagesat dhe jetesa e shqiptarëve

  1. Ndihma ekonomike mujore e një kryefamiljari shqiptar është e barabartë me 1% të pagës së 1 ministri
  2. Ndihma ekonomike mujore e një 18 vjeçari dhe nën moshën 18 vjeç është sa 0.5% e pagës së 1 ministri
  3. Afro 65% e shqiptarëve sigurojnë vetëm 40% të ushqimit jetik ditor, ose ushqehen vetëm 1.3 herë në ditë.
  4. Afro 20% e shqiptarëve sigurojnë vetëm 35% të ushqimit të domosdoshëm minimal ditor.
  5. Afro 15% familjeve shqiptare, sigurojnë 60% të ushqimit minimal jetik ditor, duke përdorur fëmijët 1-13 vjeç për lypje e punë rruge.
  6. Afro 75% e shqiptarëve konsumojnë ushqime, të cilat kanë vetëm 25% të kalorive të domosdoshme ushqimore ditore për mbijetesë.
  7. Fëmijët dhe femrat viktima të trafikimit e dhunës në familje, trajtohen me 3 mijë lekë në muaj, ose 100 lekë në ditë.

 

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti