Politike19 Gusht 2018, 14:06

Ndoka: SHBA vëzhgon! Zgjohu Edi Rama, “byrazeri” yt Erdogan, po ta fut pa e ndjerë!

Shkruar nga Pamfleti
Ndoka: SHBA vëzhgon! Zgjohu Edi Rama, “byrazeri” yt Erdogan, po

Deputeti Nard Ndoka pas lajmeve se universitetin e New York në Tiranë e ka blerë shteti turk i përçon një mesazh kryeministrit Rama.

Reagimi i deputetit në Facebook:

Shteti Turk blen Universitetin New York në Tiranë. Financim i posaçëm shtetëror për influenca otomane në Kosovë e Shqipëri; në ekonomi, arsim, kulturë, histori e religion.

Strategjia turke, po pranohet zyrtarisht nga Rama e Thaçi; nënshtrim, çorientim apo tradhëti kombëtare?! Hiqet flamuri i SHBA-ve, vendoset flamuri turk!

Kerkesa e përsëritur e Erdoganit për Ramën; mbyllja e shkollave të Gylenit, sipermarrje private. Rama nën frikën e SHBA-ve, zgjodhi një mënyrë të kamufluar; dy rrymat turke, prezente në Shqipëri. SHBA vëzhgon!

Zgjohu Edi Rama, “byrazeri” yt Erdogan, po ta fut pa e ndjerë; apo kështu të pëlqen!

Politike