Showbiz22 Maj 2019, 16:07

“Ndonjëherë jeta të godet gjatë rrugës. Kurrë mos e humb besimin!”

Shkruar nga Pamfleti
“Ndonjëherë jeta të godet gjatë rrugës.

“Ndonjëherë jeta të godet gjatë rrugës. Kurrë mos e humb besimin!"

Steve Jobs ishte një vizionar i vërtetë, një guru i teknologjisë, një ikonë e sipërmarrjes.

Shumë mund të mësohet prej fjalëve të tij plot fuqi.

Steve Jobs ka qenë ndoshta biznesmeni më vizionar i kohës sonë.

Pasi bashkëthemeloi Apple në vitin 1976, ai mbikëqyri krijimin e disa prej produkteve më inovativë të kohëve të sotme – iMac, iPod, iPhone dhe të tjerë.

Ja 21 prej thënieve të tij më të fuqishme, që do t’iu motivojnë për të pasur sukses

1- Sukseset më të mëdha nuk ndodhin brenda natës, kërkojnë kohë.

2- Ju duhet të besoni në diçka: në fat, në jetën tuaj, në karma, nuk ka rëndësi, sepse besimi mbi to, do t’iu tregojë rrugën dhe do t’iu japë konfidencën për të ndjekur zemrën tuaj.

3- Njerëzit mendojnë se fokusi ka të bëjnë më të thënit ‘Po’ të gjërave, në të cilat duhet të fokusoheni.

Por në fakt nuk është kështu.

Ka të bëjë me të thënit ‘Jo’ të qindra gjërave të mira që ekzistojnë.”

4- Ndonjëherë kur krijoni diçka inovative, ju bëni gabime.

Është më mirë t’i pranoni ato shpejt dhe të përmirësoheni në inovacionet e ardhshme.

5- Gjërat më të mëdha në biznes nuk janë bërë kurrë nga një person, ato janë realizuar nga një ekip.

6- Ndonjëherë jeta të godet gjatë rrugës. Kurrë mos e humb besimin.

7- E vetmja mënyrë për të bërë punë të mëdha është të duash atë që bën.

Nëse nuk e keni gjetur ende, vazhdoni kërkoni. Mos ngurroni.

8- Qëndro i etur. Qëndro në humor të mirë.

9- Kini kurajon që të ndiqni zemrën dhe intuitën tuaj.

Ato, në një farë mënyre, e dinë se çfarë ju doni të bëheni. Çdo gjë tjetër është dytësore.

10- Jeta juaj është e limituar, kështu që mos e shpenzoni atë, duke jetuar jetën e dikujt tjetër.

11- Puna ime nuk është të tregohem i mirë me punonjësit. Puna ime është t’i bëj ata më të mirë.

12- Paratë janë realiteti, një tipar permanent i jetës së përditshme.

Ato i japin jetës një ritëm të veçantë, një “tërheqje” të caktuar, një perceptim të pazakontë të botës dhe vendit tonë në të

13-Të qenit njeriu më i pasur i shekullit nuk është me rëndësi për mua.

Duke shkuar në shtrat në mbrëmje, duke thënë se kemi bërë diçka të mrekullueshme sot, kjo është me rëndësi për mua.

14- Unë jam i bindur se gjysma e asaj që ndan sipërmarrësit e suksesshëm, nga ata të pasuksesshëm, është këmbëngulja e pastër.

15- Shkojmë më mirë të shpikim të nesërmen, se sa të shqetësohemi për atë që ndodhi dje.

16- Puna do të mbushë një pjesë të madhe të jetës suaj, dhe e vetmja mënyrë për të qenë vërtetë i kënaqur është të bëni atë që besoni se është punë e madhe.

Dhe e vetmja mënyrë të bëni punë të mëdha, është që të doni, atë që bëni.

Nëse nuk e keni gjetur ende, vazhdoni kërkoni.

Mos bini në rehati.

Ashtu si me gjithë çështjet e zemrës, do ta dini kur ta keni gjetur.

17- Jeta është krijim dhe përjetim i përvojave që ia vlen t’i ndani.

18- Ne nuk na vjen shansi për të bërë shumë gjëra, dhe çdonjëra duhet të jetë e përsosur. Sepse kjo është jeta jonë.

Jeta është e shkurtër, dhe pastaj vdisni, apo jo?

Dhe ne të gjithë kemi zgjedhur të bëjmë këtë me jetët tona.

Kështu që, më mirë të jetë gjë shumë e mirë ajo që bëjmë.

Më mirë t’ia vlejë…

19- Kjo është për të çmendurit, të papërshtaturit, rebelët, telashendjellësit, kunjat e rrumbullakët në gropat katrore…

Ata që i shohin gjërat ndryshe, që nuk u pëlqejnë rregullat…

Mund t’i citosh, të mos biesh dakord me ta, t’i glorifikosh apo t’i përgojosh, por e vetmja gjë që nuk mund të bësh, është që t’i injorosh, sepse ata ndryshojnë gjërat…

Ata çojnë racën njerëzore përpara, e ndërkohë që disa mund t’i shohin si të marrë, ne shohim gjenitë, sepse ata që janë aq të marrë sa të mendojnë se mund të ndryshojnë botën, janë pikërisht ata që realisht e ndryshojnë atë.

20- Modeli im i biznesit janë The Beatles.

Ata ishin katër djem që në një farë mënyre ditën të kontrollojnë tendencat negative të njëri-tjetrit.

Ata ekuilibronin njëri-tjetrin, dhe totali ishte më i madh se sa shuma e pjesëve.

Kështu e shoh unë biznesin: Gjërat e mëdha në biznes nuk bëhen asnjëherë nga një njeri, ato bëhen nga një ekip.

21- Nëse e sotmja do të ishte dita e fundit e jetës suaj, a do të bënit atë që jeni nisur të bëni sot?

Lifestyle “Ndonjëherë jeta të godet gjatë rrugës. Kurrë mos e humb besimin!"