Ndryshimet e mëdha që “vegla” e meshkujve pëson gjatë jetës, këtë duhet ta dini me patjetër!

Ekspertët shpjegojnë se si penisi ndryshon në madhësi, pamje dhe funksion seksual me kalimin e moshës. Nuk është një sekret që aftësitë seksuale të një mashkulli shkojnë në rënie me moshën. Ndërkohë që niveli i testosteronit bie, duhen më shumë përpjekje për ta joshur një mashkull. Pasi e josh, i duhet më shumë kohë që të ketë një ereksion dhe për të arritur në orgazëm. Mosha çon në një rënie të ndjeshme në volumin dhe cilësinë e spermës. Disfunksioni erektil ose impotenca janë shumë të lidhura me moshën. Studimet tregojnë se midis moshës 40 dhe 70 vjeç, përqindja e meshkujve potentë bie nga 60%  në 30%.

Meshkujt përjetojnë gjithashtu edhe probleme në funksionet urinare. Kjo vjen si rezultat i dobësimit të muskujve të veshkave dhe në shumë raste nga zmadhimi i prostatës.

Jo vetëm kaq, por studimet më të fundit konfirmojnë se vetë penisi kalon në ndryshime të mëdha. Këto ndryshime përfshijnë:

Pamja: Ka dy ndryshime të mëdha. Koka e penisit gradualisht humbet ngjyrën e vet të kuqërremtë, si rezultat i ngadalësimit të qarkullimit të gjakut. Gjithashtu ka edhe një rënie të ngadaltë të qimeve pubike.

Përmasat. Shtimi i peshës është mjaft i zakonshëm te meshkujt me kalimin e kohës. Ndërkohë që pesha grumbullohet në pjesën e barkut, kjo bën që perceptimi për përmasat e penisit të ndryshojë. Duket sikur ai humbet në barkun gjigant.

Përveç këtij ndryshimi, që në fakt është thjesht një perceptim, penisi vërtetë  që pëson një reduktim në përmasë. Ky zvogëlim, si në gjatësi edhe në trashësi, tipikisht nuk është diçka dramatike, por është e dukshme. Nëse penisi i erektuar i një mashkulli 30-vjeçar mund të arrijë deri në 15 cm, në të 60-at apo 70-at e tij arrin në 12 cm.

Çfarë e bën penisin të tkurret? Janë përfshirë të paktën dy mekanizma. Njëri është depozitimi i avashtë i substancave yndyrore brenda arterieve në penisit, që ndalon qarkullimin e gjakut në organ. Është pak a shumë si bllokimi i arterieve të zemrës, që çon më pas në atak.

Një tjetër mekanizëm është edhe humbja e elasticitetit të qelizave të këtij organi. Të dy çojnë në një ereksion më të vogël.

Ndërkohë që ndryshojnë përmasat e penisit, ndryshojnë edhe përmasat e testikujve. Diametri i tyre padyshim që vjen duke u zvogëluar me kalimin e moshës.

Ndjeshmëria: Studimet e shumta kanë treguar se penisi e humbet ndjeshmërinë me kalimin e kohës. Kjo e bën të vështirë që të arrihet një ereksion apo për të arritur në orgazëm. Mbetet ende e hapur për diskutim nëse orgazma sjell më pak kënaqësi në një moshë më të madhe.

Ekspertët thonë se këto ndryshime nuk do të thotë se ndryshojnë jetën tuaj seksuale. Studimet tregojnë rënie të ndjeshme në funksionet erektile, libido dhe në ejakulim, por rënie pak e ndjeshme sa i takon kënaqësisë seksuale.

Për një jetë të mirë seksuale e rëndësishme është aftësia për të kënaqur partnerin dhe për këtë nuk ka nevojë për një performancë të shkëlqyer seksuale apo një penis të madh.

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti