Kosova 7 Dhjetor 2022, 12:34

I kërkohej Maqedonisë dhe Malit të Zi të vendosnin viza për Kosovën, KE ndryshon raportin

Shkruar nga Pamfleti

Komisioni Evropian ka ndryshuar raportin në të i ka kërkuar Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut që të vendosnin regjim të vizave për Kosovën.

Në raportin e pestë të KE-së nën mekanizmin për pezullim të vizave, i cili i ishte dorëzuar Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian, fillimisht ishte propozuar që Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut t’i vendosnin regjim vizash disa shteteve, në mesin e tyre edhe Kosovës.

Ky raport ngjalli reagime brenda Kosovës, përfshirë edhe nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Komisioni Evropian të martën pranoi se është bërë një gabim në këtë raport.

Ai tashmë është rregulluar edhe në faqen e Komisionit Evropian, ku më nuk figuron rekomandimi për regjim të vizave për Kosovën.

“Kosova është hequr nga pjesa e kapitujve për Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi”, thuhet në njoftim në fillim të raportit.

Prishtine komisioni evropian Mali i Zi Maqedonia e Veriut Regjimi i vizave

Kosova