Aktualitet 6 Dhjetor 2018, 12:17

Në ’90 revoltë për dritat, sot për tarifat. Studentët mobilizohen për goditjen e klikës “përbindësh”

Shkruar nga Pamfleti
Në ’90 revoltë për dritat, sot për tarifat.

Në ’90 revoltë për dritat, sot për tarifat. Studentët mobilizohen për goditjen e klikës “përbindësh”

Studentët janë pishtari i revoltës popullore! Protesta studentore ka marrë një hov të ri këtë të enjte, në ditën e dytë të marshimit nga fakultetet respektive drejt Ministrisë së Arsimit, në “rrugën e Durrësit”, në Tiranë. E enjtja shënon ditën e dytë për studentët në kryeqytet, e po ashtu edhe për ata në Elbasan, ndërkohë që studentët e Korçës janë bashkuar për herë të parë sot në bojkotimin e mësimit.

Edhe pse ka nisur si revoltë për heqjen e heqjen e tarifës për provimet e mbartura, pas këtij organizmi qëndron një peshë e madhe politike.

Më 8 dhjetor 1990 një grup studentesh e pedagogësh u bënë iniciatorët e kthesës se madhe historike. Në Qytetin Studenti u projektua lëvizja që do të sillte ndryshimin. Protestat paqësore të të rinjve sollën rënien e njërës prej diktaturave me të egra të Europës Juglindore. Nën moton “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” studentët kërkuan garantimin e pluralizmit politik, si bazë kryesore për një shoqëri të lirë që aspironte integrimin. Por si nisi lëvizja studentore? Protesta nisi për mungesën e dritave dhe kushteve të vështira ekonomike që po kalonte Shqipëria, kushte të cilat prekin drejtpërdrejtë edhe vetë ata, studentët.

Sot 28 vite më pas janë po studentët që preken, por jo më nga nevojat bazike të jetës, por një masivizim krimi dhe korrupsioni që po shkatërron jetën dhe familjet e tyre. E ndërsa në vitet ’90 studentët çliruan vendin nga një figurë diktatoriale, sot liset të shembin sitemin e instaluar dhunshëm dhe frikshëm për rreth tre dekadash. Këto janë grahmat e fundit, jo vetëm të kësaj qeverie, por e kësaj klike të errët që u prodhua po nga studentë, por që ndryshoi idealet “si përbindësh”. Gallabëruan, vodhën e u kriminalizuan, duke e shkatërruar këtë vend për interest e tyre. Gjithçka nis nga rinia për të ndryshuar të tashmen dhe të ardhmen.

Koha sërish ka ardhur tani.

Aktualitet