Aktualitet14 Mars 2019, 12:46

‘Ne bejmë sakrifica ekstreme’, Grida Duma: Ja si e komentoj veprimin e Rudina Hajdarit

Shkruar nga Pamfleti
‘Ne bejmë sakrifica ekstreme’, Grida Duma: Ja si e komentoj

'Ne bejmë sakrifica ekstreme', Grida Duma: Ja si e komentoj veprimin e Rudina Hajdarit

Grida Duma ka analizuar hapat e mëtejshme të Partisë Demokratike që do të kulmojnë në protestën e të shtunës në Tiranë ku është paralajmëruar rrëzimi i kryeministrit Edi Rama.

Në një intervistë për A2 ajo shprehet se opozita nuk merret me llafollogji por ndërmerr masa radikale dhe sakrifica ekstreme.

Për Dumën , ”protesta do të jetë më e gjatë dhe e qëndrueshme, pjesë e rrugëtimit që kemi nisur për një qëllim final, që është qeveria transitore, e cila do të siguroj padyshim zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Qasja e lidershipit opozitar ka marrë kritika të forta jo vetëm nga mazhoranca, por edhe nga faktori ndërkombëtar.  Për disa radikalizmi i tyre shënon një krizë të brendshme dhe mungesë alternative, por Duma e mohon këtë gjë, madje deklaron se “ nuk ka patur një moment më të lartë në frymëzim për strukturat e PD”.

“Partia Demokratike që bën sakrifica ekstreme, merr masa radikale, tregon qartazi  se është forcë politike që nuk mbetet brenda skemës. Çdo forcë politike që qëndron brenda skemës dhe që mbahet me llafollogji, është ajo që është në krizë”, vijon Duma.

Ndërkohë deputetja komenton edhe vendimin për përjashtimin e Rudina Hajdarit ku thotë se vendimi i takon forumeve, edhe pse ligjvënësja u dëbua brenda pak minutash përmes një statusi në Twitter nga sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi.

Aktualitet 'Ne bejmë sakrifica ekstreme' Grida Duma: Ja si e komentoj veprimin e Rudina Hajdarit