“Planin e punës”, ia japin dy deputetët Doshi e Rraja, që shërbejnë si “kordinatorë” krimesh, mes kupolës mafioze “rilindja” dhe bandave të Niklës; ndaj ka shpëtuar në çdo aksion policor special e hetim prokurorie; ku prangoset në flagrancë me kobure në brez, me makina të vjedhura pjesë e krimeve dhe me fytyrën në video-kamerat e vendeve të ngjarjeve, siç ndodhi në super-aksionin “Nikla-12 shtator 2018”, kur pasi u “përshëndet” me Fatmir Xhafën e Ardi Veliun, u la i lirë
Nuk është e nuk duhet trajtuar si rastësi; fakti që dhe në hetimin e antentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja; ka dalë emri i Durim Bamit, mbasi kjo referencë hetimore-policore, publikohet pas çdo pengmarrje, gjobëvënie, zhdukje personi, atentati e vrasjeje me pagesë; që ndodh në zonën Shkodër-Lezhë-Krujë-Durrës-Tiranë.
Mirëpo në fund të hetimeve, si mbi një vizatim të bërë keq; emri “Durim Bami” fshihet nga dosjet penale e lihet i lirë në punët që bën; në pritje për t’ia dëgjuar emrin, në krime të tjera të këtij lloj “zanati”.
Emri i eksponentit të krimit aktual shqiptar e kapobandës së Niklës; në 6 vitet e fundit, është skeduar në 42 dosje krimesh të rënda; 11 prej tyre për vrasje me pagesë, 7 për trafik droge, 5 grabitej pasurie me dhunë, 9 gjobëvenie e 2 zhdukje personash; por Bami është bërë person publik, me skenarin “Ilir Meta”, për vrasje të porositur të Tom Doshit, deputetit të dënuar 2 herë për tentativë vrasjeje.
Në çdo rast, përmendja, konstatimi dhe përfshirja e tij në krime; cilësohet “rastësi” nga policia e drejtësia; duke shpëtuar e dalë “i pastër”, madje edhe duke kërkuar dëshpërblim financiar nga shteti.
Kush e njofton Durim Bamin e bashkë me të Rrajat e Rrahmanit, për aksionet e policisë, që çuditërisht në çdo rast gjendet duke parë televizor e luajtur domino, në vilë?
Kush ia fshin provat e zbuluara në hetime e të skeduara në dosje e me urdhër të cilës “fuqi” politike-shtetërore, apo krimi komandues, që dikton mbi policinë, prokurorinë e gjyqësorin?
Dihet që Nikla, ose siç quhet ndryshe “Agjencia e PPP-ve të vrasjeve me pagesë në Shqipëri”, ka “pjesë biznesi” të tyre, dy deputetë të “Rilindjes”: Njëri është Tom Doshi, mik i afërt e “konsulent” i bandës “Bami”, ndërsa tjetri është Rrahman Rraja, kryefamiljar i bandës; dhe ortak “punësh” krimi, me bandën “Bami”.
Jo për faktin, se banda “Bami”, nuk përmendet asnjëherë nga kryeministri Rama, por është thënë e provuar në shumë raste aksionesh policore e vrasjesh me pagesë; se këto dy banda japin e marrin informacion sulmi e shpëtimi; marrin “instruktazh e detyra”, jo vetëm nga dy deputetët “kordinatorë” të tyre me mafien e pushtetit; por edhe nga krerët e policisë, drejtësisë e politikës që kërkon “shërbime” krimi prej tyre.
Dhe Bami e grupi “Nikla”, zbatojnë me korrektesë e saktësi, çdo “porosi” që u jepet; sepse fundja, për këtë lloj “pune” mbështetën, përdoren e paguhen, nga ata që kanë edhe fuqinë ligjore, për t’i shpëtuar nga prangat./Pamfleti