Showbiz 8 Nëntor 2018, 16:46

Në çfarë ore ju del gjumi? Tregoni orën, t’ju themi se çfarë ‘halli’ po kaloni!

Shkruar nga Pamfleti
Në çfarë ore ju del gjumi? Tregoni orën, t’ju themi

Sipas mjekësisë tradicionale kineze, çdo orë e ditës dhe e mbrëmjes përkon me një fluks energjie që ndikon në shëndetin fizik dhe mendor të njeriut. Por, ndryshe nga ç’mund të perceptohet janë organet ato të cilat kontrollojnë këtë fluks energjie, por edhe e ndjejnë mungesën e saj në orët e pagjumësisë.

Zbuloni çfarë tregon për gjendjen tuaj psiko-fizike zgjimi në orare të caktuara:

1. Nëse jeni nga ata njerëz që pëlqejnë të shkojnë në shtrat herët, por ju del gjumi nga ora 21 deri në 23 të mbrëmjes, me siguri po kaloni një periudhë të vështirë dhe keni nevojë të qetësoheni, raporton “Cosmopolitan”. Sipas mjekësisë kineze, energjia e këtij intervali kohor është e përqendruar tek perikardi, membrana që mbulon zemrën dhe është përgjegjëse për qarkullimin e gjakut.

2. Nëse zgjoheni nga ora 23 e mbrëmjes deri në orën 1 të natës, mund të keni vështirësi në marrjen e vendimeve dhe trupi ashtu si psikika e vuan këtë gjendje konfuzioni. Në këto orë energjia e trupit është e përqendruar tek fshikëza e tëmthit, e cila përkon me guximin.

3. Nëse keni probleme me gjumin dhe zgjoheni vazhdimisht mes orëve 1 dhe 3 e mëngjesit, bëni mirë t’i lini në shtrat zemërimet dhe mëritë e ditës. Energjia e këtyre orëve korrespondon me mëlçinë, organ i lidhur ngushtë me kontrollin e nervozizmit, zemërimit dhe mërisë.

4. Është ora 3 e mëngjesit dhe ju i keni sytë tavan?! Ora shënon 4.30 dhe asnjë përmirësim? Mos u shqetësoni, ky është një ‘’problem’’ që ndajnë të gjithë njerëzit inteligjentë. Fasha orare 3-5 e mëngjesit përkon me rizgjimin e energjisë së intelektit. Sipas mjekësisë kineze, e gjithë kjo energji është e përqendruar tek mushkëritë, një organ i lidhur me trurin dhe mirëqenien dhe që sjell energji primare në të gjithë organizmin.

Kuriozitete