Showbiz20 Shtator 2019, 12:46

Në këtë fazë ku të gjithë e përçmojnë, Oriola Marashi tregon modelin inspirues të Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Në këtë fazë ku të gjithë e përçmojnë, Oriola Marashi tregon modelin inspirues të Ramës

Oriola Marashi është  një nga modelet më të ndjekura të showbizit shqiptar dhe jo vetëm. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjeksit momente pikante nga jeta e saj e përditshme.

Oriola shquhet për një stil tejet ekstaravagant dhe kjo gjë duket qartësisht  në fotot e saj që ka publikuar në llogaritë e saj në rrjete sociale. Është e pamundur që çdo veprim i saj në rrjete sociale të mos marrë vemendje në media.

E njëjta gjë ka ndodhur së fundmi  me një koment që ka bërë te një foto e moderatorit të njohur Ermal Mamaqi. Ky i fundit ka publikuar disa fotografi ku shfaqet duke ngenë makarona dhe ka një pyetje për ndjekësit e tij.

“A ma shpjegon dot njeri pse dalin të gjitha modelet me këto makaronat kështu. Më vdektë endritmertiri nuk e di pse”, shkruan Mamaqi krahas fotove.

Shumë personazhe të njohur të ekranit e kanë pëlqyer postimin e Ermalit, e madje kanë qeshur me lot. Por Oriola ka vendosur që të zbulojë se kush e ka inspiruar që të bëjë një foto duke ngrënë makarona. “Mua për vete më ka inspiruar Edi Rama”, përgjigjet Marashi, duke i habitur të gjithë me përgjigjen e saj.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Showbiz Në këtë fazë ku të gjithë e përçmojnë Oriola Marashi tregon modelin inspirues të Ramës