Vetëm vajza. Për 10 vjet rresht, qyteti Miejsce Odrza Skie, në Poloni, ka parë vetëm lindje vajzash, 12 për saktësim dhe asnjë djalë. Vendi, me vetëm 300 banorë, ka 96 shtëpi dhe nuk ka as shkollë, as restorante, as fëmijë djem.
“Disa shkencëtarë kanë shfaqur interes duke analizuar përse këtu kanë lindur vetëm vajza”, rrëfen për New York Times, ku u publikua historia, Rajmund Frischko, nëpunës zyrtar i bashkisë së vendit.
Edhe pse shkenca kërkon shpjegimin logjik të këtij fakti interesant, shumë prej banorëve besojnë se është një koinçidencë zbavitëse.
Frischko, për shkak të interesit të madh për këto lindje, vendosi t’i japë një çmim çiftit të parë që do lindë një fëmijë djalë. Mes dhuratave, përveç asaj monetare, fëmija do ketë edhe një rrugë me emrin e tij.
Deri në atë moment, rrugët, fushat dhe komuniteti do jenë plot vajza. Por atraksioni kryesor është trupa e zjarrëfikësve të qytetit, tek e cila marrin pjesë vajzat si pjesë e Brigadës Vullnetare.
“Në 2013-n një grup vajzash më afruan dhe më kërkuan t’i stërvisja për një garë”, shpjegon Tomasz Golasz, zjarrfikësi profesionist që themeloi dhe ligën e vullnetarëve.
“Këto vajza kanë pasion të madh dhe vendosmëri. Dy muaj para çdo konkursi, stërviten çdo ditë ose një ditë po e një ditë jo, kur mbarojnë shkollën”.