Në kulmin e konflitit të fortë politik, Ilir Meta sfidon Ramën

Në kulmin e konflitit të fortë politik, Ilir Meta sfidon Ramën

Marrëdhënia e Edi Ramës dhe Ilir Metës është qartazi e tensionuar, por kjo nuk e pengon ministrin e Ramës, Pandeli Majkon të jetë krah Presidentit. Madje vetë Meta duket se i bën “karshillëk” Ramës, teksa pas videos ku shfaqeshin duke kënduar së bashku, poston foton që e shoqëron me diçiturën e mëposhtme:

“Të dashur miq! Nga Kalabria bashkë me miqtë e mi Pandeli Majko e Luan Rama ju uroj një ditë të mbarë”.

Ky është edhe halli i madh i Ramës, të cilën e ka shprehur edhe gjatë mbledhjeve të grupit parlamentar socialist. Ilir Meta ka një qelizë brenda partisë socialiste, që mund të jenë thikë pas shpine për Ramën.

 “Unë deri më dje isha vënë në dijeni se kishte diçka ne mes, madje dhe disa media e kishin paralajmëruar. Por kur e mora vesh, u habita”, është shprehur Rama, teksa ka shtuar se në politikën shqiptare ka ende politikane që bëjnë diversion dhe duan përçarje.

Pas largimit të Xhafajt nga kabineti qeveritar kemi zyrtarisht një konflikt të fortë politik jashtë dhe brenda strukturave partiake. Të pakënaqurit po nxjerrin krye dhe rreshtohen në klane të ngushta. Vetë Xhafaj është përfolur herë pas here për marrëdhënien e ngushtë me Ilir Metën dhe i rradhës duket se është Pandeli Majko.

Madje kohët e fundit Majko ka dhënë sinjale, duke dalë nga “tufa” e socialistëve në votimet në Kuvend për të cilin Rama është shprehur se, “ka kokën e vet”. Por një deputet që vepron në “kokën e vet” është një shije e hidhur për Edi Ramën, i cili duhet të rrijë si “lepur i trazuar”, vigjilent në çdo moment./Pamfleti

 

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti