Ekonomi24 Gusht 2019, 14:35

Në kulmin e probagandës të akisonit anti-informalitet, Anila Denaj pezullon gjobën për Bankers Petroleum, kompania shmang d

Shkruar nga Pamfleti

Në kulmin e probagandës të akisonit anti-informalitet, Anila Denaj pezullon gjobën për Bankers Petroleum, kompania shmang detyrimin e 104 mln euro

Kompania “Bankers” do të paguante detyrimin 104 mln euro, afturë kjo e inspektimit të bërë në shtator të vitit 2017, ku u gjetën shkelje të rënda. Inspektorët e Doganave, hartuan një dosje të plotë, ku përcaktohej shkalla e dëmit, shmangia e detyrimit dhe gjoba përkatëse.

Qeveria shqiptare ka pezulluar vendimin që detyronte kompaninë “Bankers Petroleum”, që t’i paguante shtetit 12 miliardë lekë të reja, ose 104 milionë euro.

Paratë që do të paguante “Bankers”, janë fatura e inspektimit të bërë në shtator të vitit 2017, ku u gjetën shkelje të rënda. Inspektorët e Doganave, hartuan një dosje të plotë, ku përcaktohej shkalla e dëmit, shmangia e detyrimit dhe gjoba përkatëse.

Në momentin, kur kjo faturë duhet paguar nga Bankers, vjen urdhëri i ministres Anila Denaj.

Janë siguaruar facsimile-t, ku ministrja e Financave, Anila Denaj përmes një shkrese dërguar Drejtorisë së Doganave, ku thuhet se pagesa për “Bankers” do të pezullohet në një urdhër të dytë.

Shkresa mban datën 17 korrik 2019, dhe në të thuhet se një nga arsyet e pezullimit është fakti, se po shqyrtohet ende dosja, dhe se ka problematika, dhe se ka volum çështja.

Nuk dihet ende se mbi ç’tagër ligjor, ministrja Denaj ka bërë këtë pezullim, kur është në dijeni se ministrja nuk ka asnjë tagër ligjor, të urdhërojë një institucion varësie/organ administrativ, të pezullojë cilëndo procedurë administrative, por jemi para faktit që Bankers shpëton nga pagesa e një fature të kripur.

Shkresa e Denajt për “Bankers” vjen në një kohë kur qeveria socialiste është investuar fuqishëm në një aksion anti-informaliteti, ku nga jugu në veri po propogandohen rezultatet e këtij aksioni. Pezullimi i pagesës prej 104 milionë euro nga ana e “Bankers” është një pikëpyetje e madhe në këtë luftë, dhe nevojiten sqarime.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Ekonomi Anila Denaj pezullon gjobën për Bankers Petroleum kompania shmang detyrimin e 104 mln euro Në kulmin e probagandës të akisonit anti-informalitet