Aktualitet19 Prill 2019, 13:34

Në “llumin” ku është zhytur, Edi Rama nuk ka nevojë për këshillat e Arta Dades, por vetëm për firmat e Arta Markut

Shkruar nga Pamfleti

Në “llumin” ku është zhytur, Edi Rama nuk ka nevojë për këshillat e Arta Dades, por vetëm për firmat e Arta Markut

Kryeministri e ka humbur aq shumë kontrollin mbi funksionet dhe detyrimet kushtetuese, sa nuk mund të shikojë dot, as rrënimin që ka pllakosur vendin e shoqërinë shqiptare, as kriminalizimin e pushtetit dhe as degradimin e PS, por po përjeton në ç’ekulibrim psikik total, vetëm krizën e përballjes me drejtësinë

Për të tretën herë brenda 2 muajve të fundit, Arta Dade, një nga figurat historike, potenciale e serioze, të themelimit dhe 28 viteve jetë të PS, i ka dërguar mesazhe të hapura Edi Ramës, duke i bërë thirrje të argumentuar, për t’i hapur rrugë zgjidhjes së krizës politike-ekonomike, por së pari, për ta shpëtuar këtë parti, nga “Tromboza Rilindja”, që e ka goditur dhe e ka futur në “reanimacion”.

Nëse “lepujt dhe minjtë” brenda e jashtë ish-PS dhe “Rilindjes”, luten ditë e natë, që fjala e Arta Dades, të dëgjohet e t’i zënë vendin Ramës, siç Rama spostoi Nanon më 2005-ën bashkë me ta, e kundërta, reagimet e Dades nuk kanë asnjë lidhje, me interesa pushteti personal në PS, mbasi ajo i ka mbyllur këto “llogari”, qysh më 2017-ën, me vetë-ikjen nga politika

Ajo nuk po sulmon e “njollos” Ramën dhe “ramistët” e tij, por po flet me keqardhje e trishtim, për shkatërrimin, që ai dhe grupi barbar “rilindja”, i kanë bërë kësaj partie në këto 14 vite uzurpim, duke e degraduar si strukturë e si imazh, me modelin e keq dhe kriminal të qeverisjes.

Me deklarim të hapur, Dade vlerëson emergjent e të dobishëm për vendin dhe vetë PS-në, largimin e Ramës nga posti i kryeministrit, ashtu siç gjykojnë shumë “mendje” serioze brenda e jashtë PS, jo nga turma që ulërin “RAMA IK”, por nga ata që dinë të “shikojnë e peshojnë”, realitetin politik-social, të një partie mazhoritare qeverisëse, duke i argumentuar, se nuk duhet të qëndroj më.

Me ikjen e Ramës nga kryeministër e kryetar partie, mund të vënë “kujën”, djelmoshat e çupëlinat “top modele” që janë bërë ministre, amabasadorë, drejtorë, këshilltarë e udhëheqës partie me “shije” të kryetarit, por ikja e tij, nuk është katastrofë kombëtare e as fund për socialistët, përkundrazi, është fundi i një rreziku të shfrenuar për fatet e vendit, dhe shans shpëtimi për PS.

Partia Socialiste nuk ka mbetur shkretë, sepse ka figura potenciale, të çdo brezi politik e intelektual, që mund të drejtojnë me përgjegjësi, seriozitet e produktivitet qeverinë edhe PS, disa prej mëse 10 vitesh, të përzënë nga partia ose të spostuar, të lënë trajtuar si figurantë nga grupi “Rama”.

Të heshtur e pa guxim, për t’i thënë “ndal” revanshit çmendarak të Edi Ramës, i ka bërë frika e largimit nga partia, që në këto kohë të partive personale, familjare e fisnore, do të thotë mos futje në listë mandati, ikje page e lartë, humbje privilegjesh, postesh në parti e qeveri dhe punësimesh familjare, që tashmë nuk i ka në dorë meritokracia, por vetëm kryetari i partisë, bërë “monark” me ligjin famëkeq Berisha-Rama të 21 prillit 2008.

Ndaj dhe Arta Dade, Hamdi Jupe e zëra të tjerë, i drejtohen Ramës për të ikur, sepse siç janë bërë punët në PS, ikjen e Edi Ramës e vendos vetë Edi Rama e jo statuti, votë-besimi dhe strukturat e partisë.

Edi Rama e kupton, që Arta Dade, ka të drejtë kur i thotë, se ikja e tij është dalje nga kriza politike, shpresë për rigjenerim social-ekonomik, ç‘prangosje e qeverisë nga korrupsioni, pastrim i parlamentit nga klanet, nepotizimi, pazarxhinjte, hajdutët dhe injorantët, shkëputje e PS nga krimi dhe rikthim vlerash në drejtimin e vendit.

Mirpëo Rama, duke e ditur se në cfarë “grope të zezë” krimesh e korrupsioni është zhytur, gjendet në një hall të aq të madh ligjor me veten dhe “bandën e tij, sa nuk ka nevojë për këshillat e Arta Dades, por vetëm për firmat e Arta Markut, që pastrojnë, kyçin e zhdukin, dosjet e korrupsionit të tij./Pamfleti

codramol
smile
Source: Në “llumin” ku është zhytur, Edi Rama nuk ka nevojë për këshillat e Arta Dades, por vetëm për firmat e Arta Markut

Kryesore Edi Rama nuk ka nevojë për këshillat e Arta Dades Në “llumin” ku është zhytur por vetëm për firmat e Arta Markut