Dhjetra llogari bankare, jetë luksoze, vila dhe makina, ish kreu i gjykatës së Tiranës në prag të zbythjes nga Drejtësia
Shpesh herë gjërat janë shumë të dukshme dhe nuk kanë nevojë për shumë shpjegime. Rasti konkret është padyshim ai i gjyqtarit Albert Meça. Janë evidentuar një seri parregullsish në lidhje me punën dhe pasuritë që zotëron. Nuk flitet shumë për të, është përpjekur vazhdimisht të mbajë pfrofil të ulët dhe të bëjë një jetë në hije, por e ka ‘tradhëtuar’ gruaja. Dëshira e bashkëshortes për ‘tu dukur’ e ka marrë në qafë. Ajo vazhdimisht poston foto të vendeve që vizitojnë apo të ambienteve luksoze brenda në vilën e tyre luksoze.
Këto njerëz të paaftë nga ana profesionale operojnë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Po ku është drejtësia në këtë vend kur gjykojnë të padrejtët?
Nuk duhet lënë pa përmenduar fakti se ky gjyqtar vendosi për fatin e protestuesve të teatrit të arrestuar me 17 Maj 2020. Duke u bazuar në të ardhurat që ai deklaron vihen re qartazi parregullsitë që ekzistojnë në llogaritë e tij bankare.
Edhe bashkëshortja e tij nuk mbetet pas sa u përket llogarive bankare. Të paktën që nga 2003, rezulton të ketë punuar në Qeveri, ka bërë eksperten në institucione të ndryshme, ka bërë pedagogen dhe një sërë detyrash të tjera, raporton CNA.
Bashkëshortët shquhen edhe për trajnime në Evropë dhe Amerikë, nga ku kanë përfituar mijëra euro.
Nuk dihet për gjyqtarin, por bashkëshortja e tij Monika Meça rezulton në “listën e zezë” të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Kjo është e bërë e ditur nga vetë ONM, në vitin 2017, ku në mesin e 81 kandidatëve të “listës së zezë” të ONM, figuronte edhe bashkëshortja e gjyqtarit. Mediat kanë raportuar se kjo e fundit synonte të ishte pjesë e institucioneve të Vettingut dhe nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e refuzimit nga ONM, nëse jo lidhje e afërt me subjekte që punojnë në gjyqësor.
Nga viti 2003 deri në vitin 2018, pasuria e gjyqtarit Albert Meça ka ecur me ritme marramendëse. Në vitin 2003, Albert Meça ka deklaruar një veturë, tip “Golf”, me vlerë 250 mijë lekë, si dhe shumën prej 80 mijë lekësh të ardhura nga kursimet. Gjatë këtij viti, paga e tij ka qenë 73 mijë lekë. Ndërsa paga e bashkëshortes, kur punonte ne administratën e Këshillit të Ministrave ka qenë 83 mijë lekë.
Një vit më pas në vitin 2004, Meça ka blerë një apartament banimi me sipërfaqe 105 m2, me vlerë 45 mijë euro, të cilin e ka në pronësi me bashkëshorten me kredi, për më tepër ai i ka marrë edhe hua të vëllait me vlerën e 10 mijë eurove.
Gjyqtari Albert Meça ka deklaruar se ka marrë 600 mijë lekë dhuratë nga prindërit e tij dhe ata të bashkëshortes. Viti 2005 i zë në qetësi pa ndonjë luhatje pasurie por në vitin 2006, Albert Meça emërohet kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet. Gjatë këtij viti, pasuria rritet në mënyrë marramendëse, të ardhura të cilat justifikohen me faktin e angazhimeve të shumta në poste të ndryshme.
Vit pas viti të ardhurat dhe pasuria rritet në mënyrë misterioze. Postet gjithashtu kalojnë nga dega në degë. Në vitin 2017 bashkëshortja e gjyqtarit ka punuar edhe në Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Drejtësisë në shumën ku është paguar me një rrogë prej 1 203 011 lekë. Të ardhurat i shtoheshin edhe nga KE dhe dieta nga MD, në shumën 900 euro.
Bashkëshortja e gjyqtarit ka ndërruar disa punë, nga posti në post, pasi në 2018 ka punuar edhe tek Instituti i Sigurimeve Shoqërore si anëtare e Këshillit Mbikqyrës. Ama sado punë të bësh, sado poste të zësh, prap ka diçka që nuk shkon. Pasuria e tyre i kalon limitet prandaj edhe drejtësia duhet rifilllojë menjëherë nga e para, sidomos kur faktet bërtasin, dukshëm ska as integritet moral, as profesionalizëm dhe kanë shkelur me këmbë sistemin e drejtësisë duke u bërë biznesmenë me pasuri të llahtarshme.
Vettingu duhet të fillojë pa humbur kohë me Albert Meça, i cili nuk është aty për të vendosur drejtësinë po për të vazhduar rrugëtimin e tij drejt pasurimit dhe korrupsionit. Ky gjyqtar jeton në luks të shfrenuar, në vilë luksoze që duket qartazi se ku dhe si i ka përfituar.
E gjithë kjo pasuri e gjyqtarit e cila nuk ka burim se nga vjen të nxit kureshtjen për të zbuluar të vërtetën. Ama Alberti nuk ndjehet, vazhdon të bëjë pasuri dhe të mbështesë botën e krimit për t’i shpëtuar pa u lagur drejtësisë.
Rritje të ardhurash Meça ka vit pas viti, për më shumë detaje, po sjellim pasurinë e deklaruar prej tij.
Viti 2003
Autoveturë Golf, 2.5 ,milionë lekë të vjetra.
Kursime, 0,8 milion lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 0,61 milionë lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, në shumën 0.67 milion lekë.
Viti 2004
Ap banimi me sip 105 m2, në Tiranë, ndërtuar në vitin 1997 me vlerë 45 000 euro.
Likuiditete nga paga e bashkëshortes në shumën 100 000 lekë.
Likuiditete për shlyerje kredie në shumën 319 euro.
Kredi 20 000 euro, për blerje ap me kohëzgjatje 72 muaj. Shlyer shuma 1 938 euro, mbetur pa shlyer shuma 21 246 euro.
Hua vëllai 10 000 euro për blerje ap. Shlyer 4000 euro, mbetur pa shlyer 6 000 euro.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 762 071 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, në shumën1 204886 lekë.
Të ardhura nga prindërit e deklaruesit dhe të bashkëshortes, në shumat 2 100 euro dhe 600 000 lekë.
Viti 2005
Llogari rrjedhëse në shumën 200 000 lekë.
Kesh në shumën 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 762 021 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, në shumën 1 115 200 lekë.
Të ardhura nga aktivitete dhe trajnime jashtë Shqipërisë, në shumën 3 300 euro.
Kredi 20 000 euro, për blerje ap me kohëzgjatje 72 muaj. Shlyer shuma 3 900 euro, mbetur pa shlyer shuma 17346 euro.
Hua vëllai 10 000 euro për blerje ap. Shlyer borxhi.
Viti 2006
Shitur autovetura me vlerë 210 000 lekë.
Llogari bankare me vlerë 350 000 lekë.
Llogari bankare me vlerë 720 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë dhe shpërblime në shumën 1 088 086 lekë.
Të ardhura nga mësimdhënia në shumën 70 000 lekë.
Të ardhura nga paga dhe shpërblime të bashkëshortes në shumën 1 010 000 lekë dhe 850 euro.
Kredi 20 000 euro, për blerje ap me kohëzgjatje 72 muaj. Shlyer shuma 3 900 euro, mbetur pa shlyer shuma 11 844 euro.
Viti 2007
Llogari bankare me vlerë 370 000 lekë.
Bono thesari në emrin e bashkëshortes me vlerë 1 000 000 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes me vlerë 11 300 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes me vlerë 46 800 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë dhe shpërblime në shumën 1 169 040 lekë.
Të ardhura nga mësimdhënia në shkollën e magjistraturës në shumën 289 556 lekë.
Të ardhura si pedogog në privat në shumën 80 000 lekë.
Të ardhura si ekspert i kontaktuar nga Ministria e Integrimit dhe Ambasada Angleze në shumën 1 800 euro.
Të ardhura nga pjesëmarrja në bordin e ZABGJ, në shumën 78 170 lekë.
Të ardhura nga trajnime jashtë Shqipërisë në shumën 350 euro.
Të ardhura nga paga dhe të tjera të Bashëkshortes nga Këshilli i Ministrave në shumën 1 115 000 lekë dhe 1 000 euro.
Interesa nga bono te thesarit në emër të bashkëshortes në shumën 64 000 lekë.
Kredi 20 000 euro, për blerje ap me kohëzgjatje 72 muaj. Shlyer shuma 3 900 euro, mbetur pa shlyer shuma 8 495 euro.
Viti 2008
Llogari bankare në shumën 549 359 lekë.
Bono thesari në emër të subjektit deklarues në shumën 1 000 000 lekë.
Bono thesari në emër të bashkëshortes në shumën 1 000 000 lekë.
Gjendje cash në shumën 900 000 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 142 129 lekë.
Llogari bankare e bashkëshortes nga mësimdhënia në shumën 217 000 lekë.
Llogari bankare në shumën 20 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë dhe shpërblime në shumën 1 159 536 lekë.
Të ardhura nga shkolla e magjistraturës dhe pjesëmarrja në ZABGJ, në shumën 206 624.
Interes i bonove të thesarit në shumën 74 237 lekë.
Trajnime jashtë Shqipërisë, me vlerë 5 650 dollarë dhe 1700 euro.
Të ardhura nga paga dhe të tjera të bashëkshortes në shumën 163 320 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga mësimdhënia në shumën 290 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga pjesëmarrja në bordin e QPZ, në shumën 22 500 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga trajnime jashtë Shqipërisë në shumën 746 dollarë dhe 804 euro.
Interesi i bonove të thesarit në emër të bashkëshortes, në shumën 71 884 lekë.
Kredi 20 000 euro, për blerje ap me kohëzgjatje 72 muaj. Shlyer shuma 3 900 euro, mbetur pa shlyer shuma 4 595 euro.
Viti 2009
Llogari bankare në shumën 100 000 lekë.
Gjendje kesh, kursime në shumën 400 000 lekë.
Blerje autoveture tip Benz me vlerë 800 000 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 216 000 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 168 000 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 45 600 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, shpërblime mësimdhëënie dhe për pjesëmarrje në bordin ZABGJ, në shumën 1 363 000 lekë.
Interes i bonove të thesarit në emër të subjektit deklarues në shumën 80 400 lekë.
Të ardhura nga paga, shpërblime, mësimdhënie, pjeëmarrje në borde të bashkëshortes në shumën 1 350 000 lekë.
Interes i bonove të thesarit në emër të bashkëshortes në shumën 85 000 lekë.
Të ardhura nga trajnime jashtë Shqipërisë të bashkëshortes në shumën 800 euro.
Kredi 20 000 euro, për blerje ap me kohëzgjatje 72 muaj. Shlyer shuma 3 900 euro, mbetur pa shlyer shuma 1 600 euro.
Viti 2010
Llogari bankare e subjektit deklarues në shumën 294 000 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 604 000 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 160 000 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 43 000 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 7 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, shpërblime në shumën 907 202 lekë.
Interes i bonove të thesarit në emër të subjektit deklarues në shumën 80 000 lekë.
Të ardhura nga paga, shpërblime, mësimdhënie, pjeëmarrje në borde të bashkëshortes në shumën 1 333 000 lekë.
Interes i bonove të thesarit në emër të bashkëshortes në shumën 151 000 lekë.
Të ardhura nga trajnime jashtë Shqipërisë të subjektit deklarues dhe bashkëshortes në shumën 2 200 euro.
Kredi 20 000 euro, për blerje ap me kohëzgjatje 72 muaj. Shlyer e gjitha.
Viti 2011
Llogari bankare me vlerë 433 000 lekë.
Llogari bankare e vlerë 600 000 lekë.
Llogari bankare e përbashkët me bashkëshorten me vlerë 1 200 euro.
LLogari bankare me vlerë 64 900 lekë.
Bono thesari me vlerë 2 000 000 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 635 000 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 56 600 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 64 900 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 7 000 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 77 400 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, shpërblime në shumën 930 267 lekë.
Interes i bonove të thesarit në emër të subjektit deklarues në shumën 214 400 lekë.
Të ardhura nga paga, shpërblime, mësimdhënie, pjeëmarrje në borde të bashkëshortes në shumën 1 259 000 lekë.
Interes i bonove të thesarit në emër të bashkëshortes në shumën 130 000 lekë.
Të ardhura nga trajnime jashtë Shqipërisë të subjektit deklarues dhe bashkëshortes në shumën 6 885 euro.
Viti 2012
Llogari bankare në shumën 435 000 lekë.
Depozitë bankare në shumën 1 050 000 lekë.
Llogari bankare në shumën 260 000 lekë.
Llogari bankare në shumën 14 000 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 250 310 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 1 482 153 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 49 300 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 233 390 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 120 500 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, shpërblime në shumën 933 602 lekë.
Interes i bonove të thesarit në emër të subjektit deklarues në shumën 208 000 lekë.
Të ardhura nga paga, shpërblime, mësimdhënie, pjeëmarrje në borde të bashkëshortes në shumën 1 551 300 lekë.
Interes i bonove të thesarit në emër të bashkëshortes në shumën 67 038 lekë.
Të ardhura nga trajnime jashtë Shqipërisë në shumën 1 325 dollarë.
Të ardhura si ekspert në Shkollën e Magjistraturës në shumën 18 000 lekë.
Viti 2013
Llogari bankare në shumën 310 000 lekë.
Llogari bankare në shumën 20 000 lekë.
Llogari bankare në shumën 1 876 000 lekë.
Llogari bankare në shumën 337 200 lekë.
Llogari bankare në shumën 166 euro.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 875 173 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 2 424 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 361 300 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, shpërblime në shumën 922 935 lekë.
Të ardhura nga mësimdhënia në shumën 347 900 lekë.
Interes i bonove të thesarit në emër të subjektit deklarues në shumën 62 983 lekë.
Të ardhura nga paga, shpërblime, mësimdhënie, pjeëmarrje në borde të bashkëshortes në shumën 1 308 500 lekë.
Interes i bonove të thesarit në emër të bashkëshortes në shumën 178 175 lekë.
Të ardhura nga trajnime jashtë Shqipërisë, të bashkëshortes në shumën 787 euro.
Të ardhura si ekspert në Shkollën e Magjistraturës në shumën 57 600 lekë.
Viti 2014
Llogari bankare në shumën 338 100 lekë.
Llogari bankare në shumën 349 900 lekë.
Llogari bankare në shumën 353 000 lekë.
Llogari bankare kaluar në bono thesari në shumën 1 968 035 lekë.
Llogari e bashkëshortes me të ardhurat si eksperte e keshillit te Evropës, në shumën 497 euro.
Porositur vendparkim për makinë tek një pallat në ndërtim, në Tiranë, në shumën 500 000 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 122 878 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 133 000 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 40 000 lekë.
Llogari bankare në emër të vajzës, si mxënëse e dalluar nga Bashkia Tiranë, në shumën 12 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 1 118 462 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga dhe mësimdhënia në shumën 1 295 600 lekë.
Interes i bonove të thesarit në emër të subjektit deklarues në shumën 150 000 lekë.
Interes i bonove të thesarit në emër të bashkëshortes në shumën 140 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga KE, në shumën 787 euro.
Të ardhura si ekspert në Shkollën e Magjistraturës në shumën 36 000 lekë.
Viti 2015
Llogari bankare në shumën 564 000 lekë.
Llogari bankare në shumën 18 000 lekë.
Llogari bankare në shumën 515 euro.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 776 000 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 86 400 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 750 lekë.
Llogari bankare në emër të vajzës, si nxënëse e dalluar nga Bashkia Tiranë, shtuar me 3 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 1 102 811 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga dhe mësimdhënia në shumën 1 220 000 lekë.
Interes i bonove të thesarit në emër të subjektit deklarues në shumën 150 000 lekë.
Interes i bonove të thesarit në emër të bashkëshortes në shumën 136 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga KE, në shumën 700 euro.
Viti 2016
Llogari bankare në shumën 14 770 lekë.
Llogari bankare në shumën 2 502 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 240 euro.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 451 120 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 42 000 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 650 lekë.
Llogari bankare në emër të vajzës, si nxënëse e dalluar nga Bashkia Tiranë, 27 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 1 096 011 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga në shumën 1 109 568 lekë.
Interes i bonove të thesarit në emër të subjektit deklarues në shumën 87 524 lekë.
Interes i bonove të thesarit në emër të bashkëshortes në shumën 71 649 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga KE, në shumën 700 euro.
Të ardhura si ekspert në Shkollën e Magjistraturës në shumën 46 550 lekë.
Viti 2017
Llogari bankare në shumën 363 000 lekë.
Depozitë bankare në shumën 779 330 lekë.
Llogari bankare, shtuar nga interest e bonove të thesarit me vlerë 1 656 406 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 100 euro.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 757 926 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 419 660 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 1 596 933 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga në Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Drejtësisë në shumën 1 203 011 lekë.
Interes i bonove të thesarit në emër të subjektit deklarues në shumën 76 854 lekë.
Interes i bonove të thesarit në emër të bashkëshortes në shumën105 762 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga KE dhe dieta nga MD, në shumën 900 euro.
Viti 2018
Llogari bankare në shumën 106 828 lekë.
LLogari bankare në shumën 39 euro.
Llogari bankare, shtuar nga interest e bonove të thesarit me vlerë 1 429 293 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 479 491 lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 43 dollarë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 1 284 821 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga në Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Drejtësisë në shumën 1 260 558 lekë.
Interes i bonove të thesarit në emër të subjektit deklarues në shumën 45 730 lekë.
Interes i bonove të thesarit në emër të bashkëshortes në shumën 139 065 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga KE, në shumën 700 euro.
Të ardhura të bashkëshortes nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore si anëtare e Këshillit Mbikqyrës, në shumën 39 000 lekë./Pamfleti