Në mes të Bllokut vritet një person. IQT hesht. Askush nuk flet për këtë krim

Në mes të ditës, në mes të ish-Bllokut, një byrektore hidhet në erë dhe vdes pronari i saj.

Fatmirësisht që në dyqan në momentin e shpërthimit nuk kishte asnjë klient, sepse bilanci i viktimave do të ishte më i madh.

Si shpërtheu dyqani në mes të Bllokut, i cili rrezikoi edhe banesat më lart?

Nga bombula e gazit.

Bombulat e gazit, e cila është përhapur në masë në Shqipëri, jo vetëm në dyqane fast-food por edhe në banesa për shkak të kostos të ulët në krahasim me energjinë elektrike, po vrasin shqiptarët.

Këto bombula, që nuk kanë absolutisht asnjë lloj garancie, i bleni kudo.

Poshtë pallatit tuaj, në çdo rrugë dhe në çdo lagje të Tiranës, mund të blini këto bombula të vdekjes.

Viktima e rradhës e Inspektoriatit Qëndrot Teknik ishte Shkëlqim Plaku.

Ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në repartin e djegieve në QSUT.

Byrektorja e Shkëlqimit ishte në mes të Tiranës dhe ishte hapur gjithë ditën. Por asnjë nga isnpektorët e Dritan Metës, që drejton  IQTI nuk e ka vëzhguar.

Ky inspektoriat po lejon që në Tiranë, në restorante dhe në fast-food të punohet me bombula jashtë standarteve dhe që nuk plotësojnë asnjë lloj kushti minimal.

Madje, kohët e fundit, Dritan Meta ka rritur më shumë abuzimet dhe rrezikun për jetën tonë. Ai ka lejuar që në çdo pike karburanti, të mbushen me gaz edhe bombulat e gatimit apo të dyqaneve.

Në pikat e karburantit, me gaz mund të mbushen vetëm makinat dhe jo bombulat që përdorim në kuzhinë.

Dritani nuk do tia dijë, as për vdekjen e Shkëlqimit që vdiq i përcëlluar nga flakët dhe as për viktimën e rradhës.

Kush do të hidhet në erë pas Shkëlqimit? Këtë nuk e di asnjë. Shpresojmë që asnjë të mos ketë fatin tragjik si 50-vjeçari që vdiq në mes të ditës në mes të bllokut.

Por deri në momenin që Dritan Meta nuk bën punën për të cilën e paguajnë nga taksat tona, vdekja është afër atyre që punojnë në këto kushte.

Fatkeqësisht, Shkëlqim Plaku nuk ishte viktima e parë e shpërthimit të bombulave. Asnjë fjalë nuk u tha nga Dritan Meta si kryeinspektori i IQTI.